Në Shqipëri janë disa të tillë. Të gjithë të huaj. Të gjithë të emëruar nga Rama pa dekret zyrtar. Me porosi me gojë. Një prej tyre quhet Peter Uilson, është Australian dhe ka në kontroll të plotë arkitekturën në Korçë. Tjetri është belgu Xaveer De Geyter, që është fuqiplotë në Vlorë. Të tjerët, për shkak të kohës, po i lemë t’i zëmë në gojë njëherë tjetër.
Dje, pasi shkrimi “Stadiumi “klandestin”” u lexua nga një
numur njerëzish, mësova diçka që nuk e dija se do e kisha shkruar ndryshe atë
shkrim të karakterit të një observimi profesional. Nga disa burime të afërta me
klanet e PS-së mësova se në rastin më të mirë, firma daneze “CERBA” ka si
mentor famëziun Uilson, ndërsa në rastin më të keq, ai është autori i vërtetë i
projektit fitues. “Socialistët e rëndësishëm” e dinin projektin fitues, sepse
mentor-autori ishte dhe në Juri! Gjithshka e përcaktuar që më parë në
korridoret e errëta dhe paradhomat e
kryeministrisë.
“Po normal!” – do
vijë përgjigja më idiote dhe më justifikuese shqiptare. “Kryeministri i ka paratë e qeverisë dhe ai do vendosë për projektet.”
Nuk është normale! Eshtë e fëlliqur! Eshtë fyerje për
popullin e Korçës, por edhe për gjithë studio e tjera të huaja (shqiptaret i kanë
asfiksuar me kohë) që morrën pjesë në këtë të ashtuquajtur konkurs.
“Po le të kishin bërë
një projekt të saktë pa do ja u kishim falur edhe m..sillëqet!” – do thoshte
dikush që do të zbutë gjakrat dhe unë do pajtohesha edhe me të. Edhe pse po të
kisha në dorë nuk do e lejoja Uillsonin të afrohej deri në Plloçë!
Nuk është çudi që ai palo-arkitekt të ketë gisht, sepse
kompleksi të kujton idenë e tij për një kompleks të natyrës mesjetare rreth
Katedrales të paraqitur më 2009. Për fat të mirë, edhe puthadorësit e Ramës ,
Blushi dhe Peleshi, atë kohë në Juri, kërkuan që qendra të modifikohej. I njëjti
koncept arkitekturor vjen tani në një zonë sportive, që duhej të karakterizohej
nga hapësirat, gjelbërimi dhe vëllimet e harkuara.
Rreth 40 vjet më parë, mendohej që stadium “Skënderbeu” të
rikonstruohej dhe për këtë u angazhua arkitekti Aleko Papakozma. Ndonëse me pak
përvojë projektuese dhe në kushtet e materialeve të ndërtimit tepër të
kufizuara, projekti i tij “mbante më erë“ stadium se ky konglomerat mesjetar.
40 vjet më vonë të arrihet në absurditete të tilla duke ju lënë dorë të lirë
arkitektëve me shije arkaike si Uilson. Eshtë për të vënë kujen.
Diçka e ngjashme po ndodh edhe në Vlorë, ku specialistët janë
të indinjuar dhe thonë hapur se studioja belge po shkatërron perlën e bregdetit. I
njëjti arkitekt “i jashtëzakonshëm” edhe pse i padëdëshëruar në Vlorë, fiton
projektin e stadiumit me një sërë kullash përreth, ndonëse projektet e tjera
ishin më të mirë.
Po përse imponon Rama të tillë “komisarë arkitektë“?
Në regjimet autokratike gjithnjë gjenden arkitektë, që
kuptojnë shijet e autokratit dhe projektojnë si kërkon ai. Përgjithësisht ky
lloj specialisti është diçka tek niveli i mediokrit, ose një sharlatan, që nuk
e ka për gjë të shkelë mbi parimet kryesore të arkitekturës së sotme europiane.
Ndoshta, me dinakërinë e tyre ata kuptojnë mllefin e “piktorit të dështuar”, që
nuk do të shohë të suksesshëm bashkëmoshatarët e tij shqiptarë. Eshtë i njëjti
mllef, që kishte Rama ndaj artistit Kristaq Rama, të cilit nuk ju afrua dot
kurrë për nga niveli profesional.
*Në foto është renderi
i firmës Bolles+Willson, që donte të kthente qëndrën e Korçës në qëndrën e një
qyteze mesjetare.
No comments:
Post a Comment