Wednesday, 1 June 2022

Nëse më thua-Eja!

Dhe nëse më thua-Eja!

Në gjelbërimin e hardhisë nga del mushti;

Nëse bregut të plazhit bërtet:

-Nisu,

Mos prit sa të vijë gushti!

Unë do kotem në të tjera ëndërra,

Vendeve ku nuk kam shkelur;

Do bredh i vetëm dunave,

Lianeve në pyje do tundem,

Të t’them se dhe vetëm i ngelur,

Do bëj ç’ka pëlqej dhe mundem.

Nëse do më thuash se je në Ko- D’azyr,

Do gjegjem – Më ke në Tailandë!

S’do kem zili se sillesh Provansës,

Në fushat me lavandër.

Dhe në do më kërkosh të të provoj dashurinë,

Veshin si Van Gogu nuk do pres;

Netëve do fle shtretërve,

Trotuareve,

Këmbëve të urave.

Do kem durim deri sa një ditë,

Ti të vish si gjithnjë në mëngjes.

No comments:

Post a Comment