(vijim)
Ndryshimi i sistemit solli lëvizjen e menjëhershme të vllehëve
të Shqipërisë kryesisht drejt Greqisë. Të persekutuar nga Diktatura, me shumë të
afërm në Greqi, me prirje për të bërë tregëti, vllehët ishin “ndërlidhësit” e
parë të ekonomisë së tregut mes “botës kapitaliste” dhe Shqipërisë. Vllehët
ishin të parët të nisnin tregëtitë dhe contrabandën,
këmbimin e valutave dhe trafikun e njerëzve dhe të bëheshin bashkësia më e
pasur në qytetin e Korçës. Komunitetet vllehe në Greqi ishin të konsoliduar dhe
me lidhje të mira me politikën, sidomos me Partinë e Andrea Papandreut. Kishin
jo vetëm biznese të mira, por edhe shumë poste në administratën e tejfryrë
greke. Kjo ndihmoi shumë vllehët e Korçës për të përfituar nga hapja e kufijve
dhe familjet me mbiemër Kapurani, Disho, Piperi, Tona, Zguro e plot të tjera
ishin kthyer në familjet më të pasura në qytet brenda 2-3 vitesh të ndryshimit
të sistemit. Spiro Bardhi ishte një tjetër vllah me lidhje në Greqi, i cili do
dominonte më vonë jetën ekonomike dhe politike të Korçës. (Në pak vite që
punova si projektues privat në Korçë, mbi 50% e klientëve, të cilëve ju
projektova vila, njësi industriale, pika karburanti etj. ishin të bashkësisë
vllehe.)
Qëndrimi i Greqisë ndaj vllehëve në Shqipëri ka qënë shumë i
çuditshëm dhe i dyshimtë njëkohësisht. Shteti grek i trajtoi çobenët e Shqipërisë
po njëlloj si minoritetin grek dhe
ndoshta edhe më mirë. Vllehtë u pajisën me viza dhjetvjeçare dhe shumë syresh
edhe pse banonin në Shqipëri u bënë nënshtetas grekë. Kanë qënë këto në
funksion të idesë së Vorio-Epirit apo për të eliminuar përfundimisht çështjen e
minoritetit vlleh brenda Greqisë, këtë përgjigje mund ta japin vetëm ata nga
vllehë grekë, që njohin mirë politikat kombëtare greke. Përvojë në këtë
drejtim, grekët kishin me përpjekjet për asimilim me bashkësitë arvanitase,
bullgare dhe maqedonase, që thuajse nuk ekzistojnë më si etni në Greqi.
Persekutimi i tyre ka qënë i vazhdueshëm dhe i pandryshueshëm në asnjë fazë të
shtetit grek.
Për gjithë çka u përmend më sipër, vllehët e Shqipërisë
paraqesin një bashkësi të qëndrueshme, me një identitet të caktuar, që nuk ka
ndonjë patriotizëm shqiptar, por nuk ka as lidhje të forta me Rumaninë apo
Greqinë. Eshtë sin jë lloj bashkësie kozmo-ballkanase e përqëndruar në forcimin
e ekonomisë familjare nëpërmjet punës, por kryesisht tregëtisë dhe kontrabandës.
Lidhjet me fenë ortodokse i kanë të forta, por brenda bashkësisë ekzistojnë
problemet e mëdha të zilisë, të shkallëve sociale dhe të tjera problem që
sjellin përplasjet në treg. Kjo ka bërë që me gjithë peshën që kanë në jetën
ekonomike të vendbanimeve të tyre, të mos kenë përfaqësues me peshë në
pushtetet ekzekutive, ligjvënëse dhe gjyqësore. Nuk di të kenë as forcë në
pushtetin e katërt, atë të medias. Dhe ky është një problem i tyre dhe jo i imponuar
nga jashtë.
A I hyra dot thellë çështjes së vllehëve shqiptarë?
Sa preka përciptaz diçka, se çështja shtrihet thellë në
histori dhe ka shumë përbërës të saj, që do më duhen shumë e shumë hulumtime për
ta kuptuar në thellësi. Me sa kam shkruar meritoj që vllehtë të më drejtohen me
një shprehjen e tyre, e cila më ka pëlqyer
gjithnjë:
Sti mëkë lupi fër dincë!
dhe që në shqip përkthehet: Të çaftë
ujku pa dhëmbë!
No comments:
Post a Comment