“Pantera e Goros” iku tepër larg;
E paarritshme
Edhe pse la këngën e saj.
Thonjtë e saj nuk çirrnin më dashurinë tonë
Për ta gjallëruar.
Nuk ishte më ai varg
Jo më mallëngjim si në atë vaj
Jo më epshe për të çliruar.
Atëhere mblodha një tufë jasemini
Dhe u nisa,
Pa ditur ku t’i shpie
Në vorrezat e endërrave,
Atje ku japin shpirt delfinët
Apo ku qeparisat hedhin hije?
Ishte tepër vonë për të kuptuar
C’ka kishte dashur të thoshte
Në ulërimat therrëse të muajve të fundit:
“Po marr me vete
C’ju pata dhuruar!”
Këtë kishte thënë “Pantera e Goros”,
Ndërsa i zbriste poshtë Pllajës së Gjumit.
No comments:
Post a Comment