Ne ngjiteshim një të përpjete të lehtë
Nuk di përse na dukej sikur zbrisnim,
Dielli i palëvizshëm ishte,
Mbrëmja të binte prisnim.
Papritur
Në atë të përpjetë zbritëse
Duke u ngjitur
Tmerrësisht i ftohtë
U shfaq Ankthi.
Ankthi i ftohtë dhe pa trajtë,
Në atë buzëmbrëmje,
Kur dielli çuditërisht nuk donte të perëndonte,
Na bënte mos shihnim më qartë,
Vetëm të frigeshim.
Nga dëshira për të qënë cullak,
Mes gjelbërimit të paanë,
Gjymtyrësh të lidheshim,
Sa të kalonim atë cak,
Ku nuk të më bëhet më vonë
Nëse vetëm yjet të shohin
Apo dhe sy të tjerë,
Kur nuk do të dish në ndodhesh në zezonë
Apo drita e bukur
Sërish do bjerë.
No comments:
Post a Comment