Rastësisht hapa televizorin dy vjet më parë në 11.00 të mëngjesit të 6 janarit, sepse është një orë e ditës ku nuk ke ç’të shohësh. Pashë diçka që më tronditi, se nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte në Uashington. Episodi më i shëmtuar që kam parë në televizion pas atij të rrëzimit të kullave binjake. Pas pesë minutash i dërgova mesazh një mikut tim në Amerikë, mbështetës i Trump, ku i shkruaja të shkonte e të bashkohej me turmën e “lapangjozëve të sëmurë“ për të mos njohur zgjedhjet presidenciale. Dy orë më vonë i nervozuar shkrojta disa rrjeshta nën titullin “Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në derën e xhamisë“ dhe e postova në blog.
https://kuendemi.blogspot.com/2021/01/qenit-kur-i-vjen-ngordhja-shkon-e.html
I rilexova sot ato rrjeshta dhe kuptova që Trumpizmit dhe
gjithë lëvizjes së ekstremit të djathtë nuk i ka erdhur fundi, por edhe është përhapur
e ndoshta fuqizuar më shumë në Amerikë, Kanada dhe në Europë. As miku im i Amerikës
nuk është kthyer kundër Trump dhe shumë të njohur të tjerë, të cilët nuk i kam
ditur më parë, shprehin hapur përbuzjen ndaj politikanëve dhe qeverive liberale
dhe janë gati të besojnë ]do lloj teorie konspirative, që gatuhet në “kuzhinat
e dyshimta të vetquajtura konservatore”.
Duke ju referuar prof. Barbara Uolter e Universitetit të
Kalifornisë, studiuese e luftrave civile, Shtetet e Bashkuara janë tashmë në një
gjendje shoqërore dhe politike jo larg rrezikut të një lufte civile. Uolter
duke paraqitur të dhëna krahasuese me shumë vende të botës konkludon se në pesë
vjetët e fundit në Amerikë kanë ndodhur shumë ndryshime ligjore, institucionale
dhe shoqërore, që kanë dëmtuar demokracinë amerikane dhe e kanë futur atë në
rrugën e autokracisë.
Të dhëna të tjera janë gjithashtu të frikshme. Nga sondazhe
të besueshme del se një e treta e amerikanëve që votojnë për republikanët kanë
bindjen se duhet të përdoren armët kundër qeverisë. Pandemia dhe masat kundër
saj e kanë shtuar pakënaqësinë e njerëzve ndaj administratës amerikane.
Nëse institucionet nuk reagojnë fort ndaj organizatorëve dhe
frymëzuesve të 6 janarit, ka shumë të ngjarë që përkrahësit e hapur të
ish-presidentit të fitojnë garat elektorale të këtij viti dhe Partia
Republikane jo vetëm që do ketë shumicën në Kongres dhe në Senat, por do jetë
edhe më Trumpiste se kurrë. Kjo do përbëjë rrezikun që Trumpizmi, si një mënyrë
populiste-autokrate e qeverisjes të dominojë edhe sikur Trump të mos hyjë dot në
zgjedhjet për President të vitit 2024.
Ndaj pas një viti duket se “qeni përmori në derën e xhamisë“,
por “shoqatat animaliste nuk e lanë të ngordhte”.
No comments:
Post a Comment