Fëmijë isha edhe unë
Tërhiqja
pikaleckat nga pas
Më
ndoqën, s’më lanë në gjumë
Rrugëve
të qytetit të madh.
Vrapova
nuk dija ku të futem
Gërmadha
dhe thika përreth
Vetminë
mbartja mbi supe
Dhe
shputave zjarrin që djeg.
Më
jepni pak ujë të më ikë etja
Dhe
një gur kokën për të mbështetur
Ç’farë
të kujtoj dhe të fshij nga mendja
Nga
ato lemeri që kam hequr.
No comments:
Post a Comment