Të gjithë arkitektët gabojnë. Edhe më të mirët mes tyre. Ndaj ka një lloj etike për të qënë I kujdesshëm ndaj veprave të kolegëve, sepse duhet më parë të njohësh arsyet përse projektuan një objekt të veëantë në një mënyrë, që përgjithësisht konsiderohet e gabuar.
Unë nuk di se cili ose cilët janë autorët e një banese
kolektive, e cila do ndërtohet së shpejti në zemër të Korëës, në rrugën dikur të
shpallur muze, (rr. “Jovan Cico Kosturi”). Kritikat e para kryesisht lidhen me
afërinë që ka me Mësonjtoren e Parë, por objekti ngrihet në një zonë që është
jo vetëm qëndrore, por dhe me cilësi arkitekturore të spikatura, ndaj
projektimi i tij është në vetvete delikat. Kushdo që ta kishte marrrë përsipër
do e kishte shumë të vështirë.
Ndërtimet e banesave kolektive në zona të formuluar mirë kanë
një shtytje të parë, që është interesi i ndërtuesit dhe pronarit të truallit për
të patur një sipërfaqe sa më të madhe ndërtimi të mundshëm për shitje. Nuk ka
asgjë të keqe në qëllimin e tyre, por kjo krijon vështirësinë e parë, sepse vëllimet
përgjithësisht projektohen si kubike (si format vëllimore më racionale dhe më të
lira) dhe nuk mund të jenë në harmoni me objektet përreth. Për më tepër kur
rruga “Jovan Cico Kosturi” është një rrugë e ngushtë.
Ç’ka ndodhur me projektin e paraqitur për miratim dhe tashmë
të miratuar?
Eshtë zgjidhur mënyra
më e keqe vëllimore e mundëshme.
Eshtë trajtuar nga
ana arkitekturore në mënyrën më të varfër të mundëshme.
Për t’i mbuluar shëmtinë
e fasadës jugore është veshur pjesërisht me lëmashk.
Eshtë shumë e vështirë ta futësh edhe në një kategori apo
stil arkitekturor të caktuar. Monotoni ëarjesh vertikale, që duhet të jenë
dyer, ballkone të ngjashme me ato të godinave të plazheve të kohës së Diktaturës
dhe një tarracë e “qethur” krejtësisht e patrajtuar.
Përreth ka shumë lloj objektesh nga ato të arkitekturës
popullore, të asaj me elementë të neo-klasiëizmit, të stilit rumuno-bizantin, të
stilit eklektik dhe deri të brutalizmit, ndërsa objekti që po nis të ndërtohet
në vitin 2022 është krejtësisht i varfër dhe pa shprehje.
Pse të ndërtohet kështu?
Pse të miratohet kështu?
Të ndërtojmë më keq se më 1872, se më 1922, se më 1962 dhe
se më 1992?
Ndoshta është vonë të bëhen korrigjime, por asnjëherë nuk është
e pamundur.
No comments:
Post a Comment