Partia Demokratike po jep shpirt në një fund tragjiko-qesharak, që mund të përmblidhet me një fjalë në një thënie të hershme të anëve tona : Pse s’e qan moj dambllamadhe!
Vetë shprehja popullore është pjesë e disa vargjeve, të
cilat duken si të krijuara për këtë situatë që po përcjell e gjithë shoqëria
shqiptare, e cila nuk di nëse duhet të qajë në kor, të qeshë në kor apo të
korritet.
Vargu i dytë është si i stisur për të gjithë mediat, analistët,
politikanët, deputetët, komentatorët, blogistët, fejsbukistat e pavarur dhe
diskutanët e kafeneve:
Pse e qan poshtë e përpjetë…
Të gjithë çirren, thërresin për ligjshmëri, për mercenarë, për
shkelje të të drejtave, për blindime të pajustifikuara, për lyerje të zyrave në
janar, për Sorosin që na bëri gjëmën dhe nuk mbledhin mendjen dhe të thonë se
PD-ja po vdes dhe të bëjnë si në monarkitë: Opozita vdiq, rroftë opozita! PD-ja nuk është as më e fuqishme se sa
ka qënë Partia e Punës dhe edhe ajo vdiq, ca e qanë dhe e harruan, ca e qajnë
edhe sot, ama ka ikur.
Por ndoshta këta që e qajnë pambarim “poshtë e përpjetë“ i tremben
vargjeve të fundit të bejtes domethënëse popullore (Andi Bejtja nuk ka të bëjë
me këtë), sepse e gjitha, e plotë, kumbuese, sinjifikative është:
Pse s’e qan moj
dambllamadhe,
Pse e qan posht’ e përpjetë,
Por s’e qan sikundër
qe?
Derë m.. dhe prag
hale!
No comments:
Post a Comment