Në botën tonë arbërore, të lashtë dhe shumë të munduar,
simbolika e “shenjtërisë“ së Dhisë rikthehet me shumë vonesë.
Jo më kot Heroi jonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, kishte në përkrenaren
e tij një kokë dhije. Eshtë shkruar se ai i vendosi brirët e dhisë në kokë,
pasi i kishte shpëtuar ndjekjes nga turqit duke ndjekur shtegun e dhive të
egra, diku në afërsi të Martaneshit, por kjo nuk është e mbështetur në fakte.
Mund të jetë edhe më thellë në histori. Se brirë vendosnin në përkrenare edhe Vikingët,
por ishin brirë demi. Edhe përkrenaret e gjetura para Vikingëve kishin brirë të
mëdhenj dhe për më tepër jo turi prej “dhiçke”, si në atë të Heroit tonë.
Që dikush, si Artan Lameja apo Auron Tareja, ka zbuluar një dokument
tepër të vlefshëm dhe të panjohur për lidhjen e Skënderbeut me dhitë, kjo është
e sigurt edhe pse po mbahet shumë e fshehtë në rrethet pranë Kryeministrit.
Ndoshta, fshehtësia ka të bëjë me edhe me raportet tona me
Gjermaninë, sepse dihet, që romakët quanin “cornuti”, gjermanët për shkak të
brirëve në helmeta, por si pasojë e sjelljes tepër liberale të grave teutonike,
shprehja më vonë mori kuptimin fyes “brinjar”, që në gjithë Mesdheun njihet si
cilësim i leshkove, që ja u dredhin gratë. Ndaj rikthimin e kësaj teme Merkel e
quan po aq fyese sa cilësimin e by… të saj të shëmtuara nga Berluskoni.
E megjithatë hapat u hodhën.
Ngritja e kultit të Rigertas dhe lidhja e saj me Romën, ka të
bëjë drejtpëdrejt me ngritjen e kultit të
dhive.
Në fillim, për të mos rënë në sy, do propozohet nisma e
Ministrisë së Bujqësisë “Dhija çan bllokadën”, për të vazhduar më tej me nismën
e Ministrisë së Arsimit “ 1 dhi + 1 cjap = Fermë ”. Eshtë në shqyrtim edhe
ideja e Manastirliut për një sensiblizim të gjithë grave shqiptare “Të
kontrollojmë gjinjtë, si ja pa delja dhisë - Cdo ditë!” Në fund, do jetë nisma kulturore-shpirtërore e
Ministrisë së Kulturës “ Në Europë jo si këmbët e dhisë, por si kryet e bukur të
saj!”
Për festimet gjatë vitit, që vjen, jnë porositur në Kinë nga
Vilma Nushi, një million përkrenare , kopje të asaj të Skënderbeut, të cilat do
ju shiten, nxënësve dhe studentëve të dalluar, pas mbarimit të semestrit të dytë.
Sigurisht, që nisma e biznesmenes është në kuadrin e PPP-vë dhe me finanacim
nga fermerët taksapagues.
Krahas titullit “Bleta Punëtore” do jepet edhe titulli “Urdhëri
i Dhisë“ me tre klasa, për kontrbute të shquara në fushën e shpikjeve dhe
racionalizmeve, ku si motivacion bazë do jetë thënia “Usta është dhia, që i bën
kakërdhitë e barabarta”.
Me sugjerimin e akademikut Fuga, do hiqen nga të gjithë
tekstet e letërsisë në shkolla dhe universitete, i refrerencave të librit të Daniel
Defosë “Aventurat e Robinson Kruzoit”, për shkak se heroi shumë i njohur i librit,
gjatë izolimit shumëvjeçar në ishull, ka abuzuar seksualisht me dhitë.
No comments:
Post a Comment