Të ikën truri bre të mendosh ce si kemi qënë dhe ce si na lanë
këta legenat e Tiranës. Qëmoti, kur
beheshin ballo në Korçë, tërë këta që na hiqen tani si modernë i mbanin gratë
me ferexhe. Neve me ferexhe i vishnim vetëm për Karnavale dhe në ballo me
maska.
Ta kthesh edhe paranë në napolon e në lopka e ta vësh edhe
kursin si të duash, Ce po të kontrollosh kursin e parasë e bën ekonominë si të
duash. Ne jemi pikë kyçe bre, si katinar hesapi. I bllokojmë të tëre edhe
durrsakët edhe grekët! Pale këta elbasanllinjtë e drogës. Një të vënë bllokadën
dhe nga do e shpijen mallin? Fushën e aropllanëve e kemi, që vinin nga këto
linjat internacionale, që në kohën e Zogut. Kisha gjyshen e një shoku që me
aropllan vinte në Tiranë ce e zinte tomobilli.
Ne kemi tërë mëndtë në Tiranë dhe Amerikë. Sikur gjysmit të
vinë e të jenë në kokën e Republikës së Korçës jemi llaftari. Dy më të pasurit
o, janë Zamiri i Bitijes, që kishin blerë shtëpinë e inxhinjer Plluskës dhe
Gigoja i Piro Jotit që rrinte në Mapoja. Sikur njëri të vijë e nuk na çan topi!
Universitetin, që e kanë patur këta devollinjtë dhe doli i pari në Shqipëri, pop
o të sjellim Ndreçkën e Vangjos së Mishit ose Valkë Kalkën dhe të bëjmë dhe
Akademinë e Voskopojës, tërë truri i Ballkanit këtu do vijë të studiojë.
Qeveria të jetë nga të katër duart. Dora e kaurëve, e
muhamedanëve, e çobenëve dhe nga dora e evgjitërve. Ce të tërë kanë të drejtën
e tyre!
Dhe të bëhet me të vërtitur. Një vit kryeministri kaur, një
vit muhamedan, një vit çoban, një vit evgjit dhe një vit kaur. Mbyllet një
legjislaturë. Pastaj fillojmë nga fillimi: Një vit kaur, një vit muhamedan e me
rradhë.
Dhe të shikosh si do na bashkohen me rradhë Leskoviku, Përmeti,
Follorina, Manastiri dhe Pogradeci. Ce pas të pasurit dhe të sqojturit vinë të
tërë.
Në Evropë që vitin e parë do na futin. Kemi nam të mirë ne
korçarët. Me Amerikën po tejendanë.
Mund ta kemi Nikon kondra kësaj idheje se është Ministër i Bujqësisë,
po dhe ay është lavrak dhe e kupton ce ku është aveniri. Mund të dojë dreq e në
kryeministër, po sefte duhet të deklarohet është kaur apo muhamedan, se dy
mandate rresht andej nga bostanet ka!
Dhe që ta mbyll, po thërres si Kia në kohën kur ishte
xhandar i Francës:
Je suis separatist!
No comments:
Post a Comment