Ka një bjerrje të poezive të poetëve lokalë për Peleshin, që
kur nuk është më zëvendës kryeministër, por vetëm Ministër i Bujqësisë.
Kuptohet, që kontributi i tij per Korçen tani nuk mund të jetë në nivelet e 4 apo 8 viteve
të fundit, por duke gjykuar, që “Bujqësia është çeshtje e gjithë popullit” poetët
lokalë duhet të tregojnë më shumë patriotizëm dhe vlerësim për sfidat e reja të
Nikos.
Edhe pse shumë larg talentit të tyre unë u mundova të hedh
disa vargje, për të dëshmuar edhe luajalitetin ndaj çështjes së Korçës, Shqipërisë
Juglindore dhe më gjërë.
Ah të ishte gjallë
Naimi
Ai që thurri vargjet e “Korçës lule”,
Ai që aq bukur rimoi për “Bujqësi”,
I treturi si “Qiriri”
I rrituri pa pekule,
Sot mes nesh të ishte,
Të shihte se ç’bën ti!
Fermat mbushur me mollë,
Kodrat me tufa me dhi,
Mjelset me belin e hollë,
Grurin e pjekur flori
Dhe ti përuron therrtoret,
Që rrugëve mos ketë më gjak,
Me lepuj i mbush shëtiroret,
Mos zerë njeri më me lak;
Blegtorët shtruar këshillon,
Mos përdorin më kurrë hormone,
Në ajrin e pastër,
Pyjet me ozon,
Në të bukurit hone
Të rrisin lopë, pula edhe derra,
Atje ku kokën ul manushaqja,
Atje ku zbardh luleshqera.
Por Korçën një çast nga mendja nuk heq,
Ugareve bredh,
Të ndjekin pas manare,
I sigurt në histori hapat hedh
Dhe gjurmët i le në formë kitare.
No comments:
Post a Comment