Diku e kam përmendur,
që Migjeni është jo vetëm poeti më i madh shqiptar, por në poetëtë më të mirë
të shekullit që iku.
Edhe pse nuk kam
kulturën e nevojshme për letërsi krahasimore, me sa njoh një pjesë të vepërs,
të atyre që mbahen në më të mëdhenjtë e të XX-tit, Milloshi jonë nuk mbetet
asnjë hap më pas. Mendim të thellë, melodi në funksion të mendimit, ritëm të
përsosur. Eshtë e pamundur të gjesh edhe një rrokje të tepërt në poezitëe tij.
Më poshtë është e
njohura “Një natë pa gjumë " . Sa dritë ke hedhur mbi shqiptarët Millosh!
Një natë pa gjumë
Pak dritë! Pak dritë! Pak
dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nukkan e vetëm janë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Por pishë nuk

No comments:
Post a Comment