Para zgjedhjeve të fundit parlamentare, u krijua një
“legjendë“ se kryeministri Rama kishte nisur një sërë reformash dhe prandaj
meritonte edhe një mandat të dytë për t’i shpënë deri në fund. Më shumë se në
zyrën Endri Fugës, e njohur për spërdredhjet e së vërtetës, kjo legjendë ishte
thurrur në zyra të tjera, të cilat për shkak të interesave apo bindjeve dëshëronin
edhe një mandat të dytë të Edit.
Raporti i Ramës me reformat është pak më i vjetër se kaq. Në
fillimet e qeverisjes së tij, Ben Blushi e kritikonte hapur, që Rama nuk dinte
të bënte reforma, por si të tilla quante masat shtrënguese apo ndryshimin e sipërfaqshëm
të institucioneve.
Dhe fakti është, që nga gjithë reformat e trumbetuara prej
tij dhe mbështetësve të tij në funksionimin e ekonomisë, shtetit dhe shoqërisë
shqiptare, asnjëra nuk ka dhënë rezultat.
Reforma e territorit.
Edhe pse është më tepër një riorganizim i bashkive dhe
komunave për të siguruar më shumë vota për partingë, që ishte në pushtet, e
ashtuquajtura Reformë e Territorit, e kritikuar që në fillim nga opozita, nuk i
ka sjellë asnjë dobi të vërtetë Shqipërisë. Pushteti në vend të decentralizohet
për të funksionuar më mirë dhe në interes të banorëve, përqëndrohet akoma më
shumë në qendrat e mëdha, të lidhura ngushtë me Tiranën. Zonat e thella kanë
mbetur akoma më të izoluara dhe me më pak mundësi për të zgjidhur hallet që
kanë. Ndaj edhe Rigertas i duhet të lutet për rrugën e fshatit, sepse vetë
fshati nuk ka as mundësi të sigurojë fonde dhe as fuqi të ushtrojë trysni mbi
pushtetin qëndror.
Se sa e dështuar është kjo reformë duket edhe nga lëvizja e
re e Ramës “për të bashkëqeverisur me qytetarët”, që është jo vetëm propagandaë
populiste, por edhe dëshmi e dështimit të ndërtimit të shtetit.
Reforma e ndërtimit.
“Entuziastët” e Ramës e cilësuan ndalimin e lejeve të ndërtimit
për dy vjet si “reforma në ndërtim”. Ndalimi ishte jo për t’i shërbyer vendit
dhe as sektorit të ndërtimit, por për të mos lejuar rënien e çmimit të
aoartamenteve të pashitura të ndërtuesve dhe të vetë politikanëve ndërtues.
“Ndalimi” u bë edhe me miratimin e poltë, por të heshtur, të opozitës. Dëmet e
tij në ekonominë e vendit nuk i ka përllogaritur kush, ose më mirë askush nuk i
nxjerr në dritë.
Reforma e arsimit
Më e përfolura dhe më e diskutueshmja, reforma në Arsim dhe
sidomos në atë të lartë, ka shumë dritëhije. Grupet e interesit janë përplasur
për këtë reformë të domosdoshmeë , por që sipas vëzhguesve të paanshëm jo vetëm
nuk shkon në rrënjët e arsimit, por kryesisht favorizon universitetet private për
të fituar edhe nga studentëtë edhe nga taksapaguesit.
Reforma në polici.
Edhe pse nga autorësia e kësaj të fundit,
kryeministri u distancua pas çështjes “Tahiri”, duke ja lënë meritat dhe dështimet
këtij të fundit, ajo rezultoi si një ndryshim i sipërfaqshëm i policisë, pasi
la të paprekur korrupsionin e madh në rradhët e oficerëve madhorë të
institucionit si dhe implikimin e tyre me krimin.
Reforma në Drejtësi.
E vetmja Reformë e vërtetë, në të cilën merita e vetme e Ramës
është se nuk e pengoi, si u përpoqën të tjerë politikanë. E megjithatë e mbetur
në mes të udhës edhe pas përpjekjeve titanike të ambasadorit Lu. Si kanë vërejtur
kritikë të Ramës, “përkushtimi” i tij për Reformën ishte rrjedhorjë e dëshirës
për të hequr nga duart e Berishës dhe Metës, segmented kryesore të sistemit
juridik. Idetë e tij luhateshin nga një kontroll më i madh i ekzekutivit mbi
to, e deri në krijimin e “organeve hetimore të ngjashme me ato të kohëve të
Baba Takut”. Dhe nuk ka se si të ishte ndryshe. Nuk ka politikan shqiptar që të dëshërojë pavarësinë e pushtetit
juridik edhe pse me fjalë mund të shprehet ndryshe.
Për më tepër një politikan i tipit të Ramës, që dallohet për
mikro-manaxhim. Eshtë kjo arsyeja, që Reforma do vonohet. Nga një anë kryeministri
dëshëron që kundërshtarët të kenë më pak ndikim, por edhe një prokurori dhe
gjykatë krejtësisht jashtë kontrollit e rrezikon edhe të ardhmen e atij vetë.
Për të gjitha sa më sipër dhe për të ruajtur imazhin e
“kampionit” të Reformave, Edi Rama ka nisur zhurrmën rreth Reformës në
Administratë, asaj në Diplomaci dhe më të bujshmes, asaj të Bashkëqeverisjes me
popullin.
Ashtu si të parat edhe këto “flluska” do pëlcasin shpejt pa
arritur ndonjë rezultat, sepse në konceptin bazë të Ramës për shtetin është “UNI”
dhe jo institucionet. Në një monarki absolute ai edhe mund të arrinte suksese
duke ndërtuar ‘objekte gjigande” pasi të kishte rënduar së tepërmi popullin në
taksa.
Për fat të mirë ai ka lindur në një shekull të gabuar
dhe në një kontinent të gabuar
No comments:
Post a Comment