Eshtë absurde se si një kryeministër, kreu i një partje anëtare
e Internacionales Socialiste, i fton të
vijnë firmat e mëdha italiane në Shqipëri se veç të tjerave “tek ne nuk ka
sindikata!” Dhe këtë e bën para një kryeministri, që vjen nga një Parti anëtare
e Internacionales Socialiste.
Këtë bëri sot Edi Rama i Partisë Socialiste Shqiptare, në
konferencën për shtyp të përbashkët me Paolo Xhentilonin e Partisë Demokratike
Italiane (Pasardhësit e komunistëve të Toliatit). Dhe është hera e dytë, që përsërit
të njëjtën gjë edhe pasi u kritikua edhe në Shqipëri edhe në Itali, kur bëri të
njëjtën deklaratë gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit Renci.
Që të shohësh mungesën e lëvizjes sindikaliste në vend si
avantazh ekonomik dhe shoqëror është jo vetëm “tradhëti” ndaj elektoratit që të
ka zgjedhur dhe ndaj ideologjisë të partisë që kryeson, por është e dëmshme për
Shqipërinë.
Sindikatat e punonjësve dhe nëpunësve janë pjesë kryesore e
“stofit” të shoqërive demokratike perëndimore. Ato janë format kryesore të solidarizimit
të njerëzve jo më nga lidhja e gjakut apo feja si në feudalizëm, por mbi bazën
e interesave ekonomike, profesioneve, apo fushave të veprimtarisë shoqërore.
Eshtë absurde të mendosh se mund të jemi pjesë e Europës pa patur sindikata ose
duke u përpjekur t’i pengojmë ato.
Se si askush në Partinë Socialiste nuk “hidhet përpjetë“ nga
të tilla deklarata, këtë mund ta spjegosh ose me nënshtrimin e plotë të të
gjithëve ndaj kryetarit, ose me shikimin e sindikatave si “Bashkimet
Profesionale të Rita Markos”, që nuk kishin asgjë në dorë në kohën e Partisë-shtet.
Autokratizmi i Ramës është diçka e njohur. Por duket atë e
bezdis çdo lloj organizmi, që muk është i iniciuar prej tij apo që nuk
mund mund të kontrollohet tërësisht prej
tij. Nuk ka spjegim tjetër, që dikush që pretendon se vendi mund të shkojë përpara
vetëm nëpërmjet Punës, të kërkojë që “Puna” të mos organizohet.
E megjithatë ka disa lloj sindikatash, ndaj të cilave nuk
duket se kryeministri Rama nuk është plotësisht kundër.
Janë “sindikatat” e krimit, si quhen në Perëndim.
Kryeminstri jo vetëm e njeh forcën e tyre, por nuk dëshmon
edhe vullnetin për t’i luftuar.
Flitet, që nëpërmjet të dërguarve të tij ai edhe negocion me
to.
Nëse investitorët e huaj seriozë, I tremben diçkaje në
vendet në zhvillim( sikundër është edhe vendi ynë), ajo është “sindikata e
krimit të organizuar”. Janë këto dhe sorollatjet në dyert e gjykatave ato që
largojnë kompanitë e mesme dhe të mëdha.
Dikush që do të sundojë dhe jo t’I shërbejë vendit të tij ka
prirjen të “shtypë“ çdo përpjekje për solidarizim. Dhe solidarizimi është në
bazën e shoqërive moderne dhe gjëja kryesore që mungon në Shqipëri.
Ndaj dhe ftesa e Ramës ndaj investiorëve Italianë
tingëllonte më shumë si:
-Ejani, investoni në Afganistan. Ne nuk do kemi kurrë
Sindikata!
No comments:
Post a Comment