Ndoshta kryeministri shqiptar mendon se të jesh politikan i
sukseshëm duhet të jesh i pafytyrë. Ose po qe se do përdorim një shprehje nga
fusha e tij e kompetencës, të jesh si n jë portret i Pikasos i periudhës së
kubizmit, ku tre dimensioneve i shtohet edhe dimensioni i kohës dhe përzjehen
profili me ballorin dhe me “tepelekun” e tij gjysëm tullac.
Në fjalën e tij të sotme para deputetëve-ushtarë të PS-së,
ai mbajti një fjalim alla Erdogan, ku mbizotëronte përpjekja për tu treguar
trim dhe i drejtë, por mbi të gjitha përpjekja për tu shfajësuar.
Lejtmotivi nuk ishte “A është Saimiri i pafajshëm?”, por “A
kam unë ndonjë faj”?
Kryeministri me shumë fytyra, i bëri një spjegim të gjatë
historisë të Tahirit brenda PS-së edhe pse kjo e nxjerr zbuluar me pyetjen:
Ku ishte talenti i këtij djaloshi, që nuk kishte punuar kurrë
në ndonjë zyrë për tu bërë Ministër i Brendshëm?
Qëllimi i fytyrës “djallëzore të Ramës”(njëra nga të
shumtat) është që të tregonte më tej se ai i kishte dhënë besim të plotë dhe lënë
jashtë kontrollit Tahirin, me qëllim që para “popullit të tij të majtë“, në
rast të arrestimit të tij , t’i thotë “I vetmi gabim i imi është që i besova më
shumë se sa duhet”.
Si mundet, që një kryeministër q ë ditën e parë në zyrë t’i
thotë një 33 vje]ari “Me gjithë ushtrinë që po të jap bëj si të duash ti dhe unë
do të të mbështet!”?
Fytyrën e naivit, e njeriut pa përvojë apo të lolos përshkruan
Edi Rama me këtë ?
Sa më tej shkon me ligjërimin “A kam unë ndonjë faj”, aq më
shumë fytyra ndrron.
Diku nga mezi ve fytyrën e të pacipit, që predikon se e ka
mbrojtur Tahirin deri në fund se ai ka qënë Ministri më jetëgjatë dhe m]ë i
suksesshëm në Ministrinë e Brendshme (që prej rënies të Kadri Hazbiut-shtesë e
imja).
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, ndoshta Rama nuk ka gjetur
dot fytyrë në garderobën e tij prej aktori tragji-komik.
Më pas , teksa vendos fytyrën e trimit, kryeministri ngre
dhe trash zërin për të demaskuar komplotin opozitë-prokurori, që sipas tij është
krejt identik me arrestimin e kahershëm të Fatos Nanos.
Por dashje pa dashje fytyra i merr shprehjen e një trimi
budalla, sepse qëllimisht harron, që e gjitha fillon jo me fjalë gazetash, por
me një dosje të prokurorisë italiane, ku përgjimet përputhen me dëshmitë e para
dy viteve të një oficeri policie, të cilin Tahiri, me mbështetjen e Ramës për
pak e kalbi në burg.
Afër fundit, pafytyrësia e tij arrin kulmin kur vendos një
maskë aristoteliane dhe deklamon “E dua Saimirn, por më shumë dua Drejtësinë!”. Sigurisht që është e vështirë të mbulojë
narcisizmin e tij, se thuajse të gjithë (përjashto Spiropalin) e dinë që Rama nuk
do jo Saimirin, por as njerëz më të afërm se ai. Drejtësinë mund ta dojë, po qe
se e ka si shkop në dorën e tij.
Pasi e dëgjon, të vjen që Ramës t’ja përplasësh në fytyrë:
“Ore
mirë, që deputetët i ke nën thundër, por ti e di këtë popull fare budalla, që e
transmeton fjalimin drejtpëdrejt në kanalin tënd televiziv?”
Por në cilën fytyrë se?
Ai nuk ka një të tillë.
No comments:
Post a Comment