Si e pata përmendur në shkrimin “Mblidhen katër familjet e
krimit”, individi me inicialet S.T. u “shit” nga bosët për të gënjyer popllin dhe
Lu-në, se Policia e Majtë e Timonierit, së bashku me Llallën, do e luftojnë krimin
e organizuar deri në fund.
Individi me inicialet S.T., që është as më shumë dhe as më
pak, ai që realizoi ëndrrën e popullit për “një polici, që duam”, do shkojë “për
dhjamë qeni”, kur dihet, që prej kohës së Musarajt, Ministrat e Brendshëm duhet
të ishin pjesë e Mafias shqiptare, për ta minuar nga brenda.
Më e pabesueshmja është, që Saimir Tahiri( i nofkëzuar pa të
drejtë si Saje Qorri nga opozita) po shkon drejt arrestimit për 30 mijë euro të
qelbta. Kaq ka qënë dhurata simbolike për të e dëgjuar nga agjentët italianë, që
përgjonin kushëririn e tij biznesmen Habilaj. Po
arrestohet një ish-ministër për 30 mijë euro, me të cilat as një makinë të saktë
nuk ble dot!
(Kjo puna e kushurinjve nuk duhet të ketë asnjë lloj pasoje
në politikanët tanë, se jo vetëm ka qënë metodë e përdorur nga Diktatura për të
të arrestuar, por në një vend i vogël si i joni, ne të gjithë jemi kushurinj me
njëri tjetrin. Fare mirë kujtoj një të afërm të një politikani, që gjithnjë më
thërriste në Korçë “Ej kushëri!”, po nëse një ditë politikanit do i dalin ca
afera jo shumë të pastra, për këtë nuk ka pse të arrestohem unë.)
Amerikano-koreani Lu mund të flejë tani i qetë.
Ilir Meta, për të treguar , që nuk është pjesë e 4 familjeve
i rra nja 4 orë xhirro Theth me Theth e shkëmb më shkëmb.
Basha po këlthet për fitoren e parë të opozitës, që e kishte
parashikuar, që më 2015 edhe pse nuk ishte më Ministër i Brendshëm.
Rama po përgatit me Fugën se si t’i japin edhe një përdredhje
pozitive arrestimit të Tahirit duke qënë se ishte po vetë Rama, që e hoqi si
ministër 6 muaj më parë.
Dhe në fund të gjithë do drejtohen për në Korçë për të bërë
mbledhjen e përbashkët me të painkriminuarit e Qeverisë së Kosovës.
No comments:
Post a Comment