Që veterineri Sinan Sinanaj është “na Labëria” këtë nuk e
luan topi!
Dhe që do jetë ca si i Majtë edhe këtu gjasat janë shumë të
mëdha, po qe se llogarisim përqindjen e komunistëve në Zonën Operative Vlorë-Gjirokastër,
numurin e konsiderueshëm të agronom-zooteknikë-veterinerëve në Partinë
Socialiste dhe praninë e Ministrit të Majtë në takim.
“Dashuria për kafshët bëhet profesion” nuk e di se nga cili
libër është marrë dhe cilës ideologjije i përket. Diçka të duket se ka lidhje
me Tregun e Lirë, po nuk ngjan të jetë e Adam Smithit.
Mund të jetë edhe ndonjë batutë e Ramës, se ai i qëllon këto
qyfyret me të cilat gajas tërë popullin e majtë dhe disa udhëheqës ndërkombëtare.
Por edhe kjo është e diskutueshme, sepse Sinanaj nuk do ngurronte ta vinte
emrin e Liderit përkrah parrullës. Gjithashtu po të ishte e Edit, në zyrën e
Ministrit do ishte parrulla “Dashuria për paratë bëhet profesion”, në klinikat
e gjinekologëve të majtë do gjenim “Dashuria për vaginën bëhet profesion” dhe në
shtëpitë publike të “putanave optimiste të së Majtës”(shprehje e Luço Dallës)
do gjenim parrullën “Dashuria për burrat bëhet profesion”.
Asgjë nuk gjeta rreth thënies për kafshët ndaj më duhet ta
mbyll në mënyrëpo aq absurde me një këmbim batutash të një çifti studentësh në
vitet ’60.
Ajo - The gjëkafshë?
Ai – Jo, kafshë!
No comments:
Post a Comment