U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i permbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet.
Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive.
Këtë foto e gjej vërtet emocionuese. Edhe më shumë se fjalën
e Rigertas, që emocionoi të gjithë botën shqiptare, bile edhe një dorë me
hajdutë, që rastësisht janë në Parlamentin shqiptar.
Si e përmend në shënimin e tij edhe vetë Ministri i Bujqësisë,
kjo do jetë “simbolika” e katër vitev të ardhme në Shqipëri. Aleancë e Peleshit
të Majtë me fermerët e djathtë dhe të qendrës të dhive!
Dhe fermeri shqiptar, i cili sipas ministrit ka qënë i paorientuar, i pakëshilluar dhe i përmbytyr(e mgjithatë nuk mbillte oriz) arriti të mbijetojë
për 25 vjet.
Sa përqind të PBB-së do sigurojë Bujqësia gjatë viteve të
aleancës Ministër – Fermerë dhish? Me siguri mbi 50%, po të mos llogarisim edhe
kanabisin!
Sa shumë kemi ende për të mësuar nga Kongreset e Dullës!
Diskutimi i Alijes i ngriti peshë delegatët e Kongresit të 8-të.
Shoqja Alije vërtet nuk e kishte bërë vetë diskutimin, për të cilët zakonisht
punonin një dorë me instruktorë të Komitetit të Partisë dhe gazetarë të “Zërit
të Popullit”, por sallën e emociononte dhe e bënte të shpërthente. Pastaj vinte
thirrja me një lëvizje të dorës e Udhëheqësit dhe fotoja me të.
Sektori i propagandës i Komitetit Qëndror, kishte mjeshtra
të asaj , që sot quhet “public relations” dhe që po përdoret bajagi mirë nga
Rama dhe Peleshi.
Por ka ende vend për të përmirësuar.
Në rast se do përdorej forca regjisoriale e Përpaqes
psh, në parlament mund të ishte futur edhe Kristina me një tufë dhish të corodituara, ose vetëm një tufë dhish të zgjebosura nga mungesa e rrugës dhe
ujit. Atëhere edhe Rucit do i kujtohej Salaria e tij dhe dhitë e saj dhe mes
lotësh mund të kthehej të jetonte atje ku e ka vendin.
Nikoja vetë duket më shumë i rudë se i dhirtë, por mund të
thuhet se me séancën e djeshme ja “u lagu” tërë ministrave të tjerë, të cilët
duhet të gjejnë mënyra të tjera, shumë më të sofistikuara, për të përlotur
popullin me naftëtarë, muratorë dhe ushtarakë në pension.
Me admirim i duhet thënë:
-Sa p….dhi si je!
No comments:
Post a Comment