Pit Uillsën realizoi “ëndrrën’, që çdo arkitekt mund të ketë
kur është student- të bëjë një skicë dore dhe më pas ajo të ndërtohet. Dhe kësaj
ja arriti, në një kohë, kur arkitektët marrin të tatëpjetën.
Diku u njoh me kryeministrin e sotëm ose me “gjuetarët” e
tij të arkitektëve dhe tani veprat e tij të arkitekturës brutaliste po ndërtohen
në qytetet kryesore shqiptare. Njëra më e shëmtuar se tjetra!
Për “përulje” të plotë të Nikos para Ramës, apo për arsye të
tjera, që unë nuk mund t’i kuptoj, Korça u bë laboratori i parë i Pit, dhe
qyteti, ku kërpudhat e tij sa vijnë e shtohen pas shiut Rilindës.
Muzeume, biblioteka, Kullë, teatër, salla sportive, parqe,
zyra, gjithshka që është me fonde shtetërore e projekton Pit Brutalisti. Por për
një qytet të vogël edhe fondet shtetërore do kenë një ditë një fund.
Ka vite, që të Plotfuqishmit Niko dhe Raqkë, i detyrojnë
edhe investitorët privatë të bëjnë projektet në Pit-i. Dhe ky i fundit nuk
kthen asnjë. Tarifat i ka shumë të kripur dhe e di, që mosha nuk do e lejojë për
shumë vjet të bëjë jetën e arkitektit- bohem, ndaj “skico dhe jepja arkitektëve
të veckël lokalë, të vazhdojnë idetë e tij të shëmtuara!”
Dikur në Korçë projektonin Pilika, Qemal Butka, Misto Kallfa
dhe arkitektë të huaj, që respektonin atmosferën e hijshme, racionale dhe të përmbajtur
të qytetit më europian të Shqipërisë.
Më tej, patëm fat të mos binim viktimë e projektuesve të
Shallvareve të Tiranës, por të kishim projektet plot shije të Petraq Kolevicës
dhe Koço Koçiut.
Tani edhe investitorë, që arkitekt të preferuar kishin
Vladimir Bregun, detyrohen “të heqin vallen e Ramës” dhe të projektojnë tek
Pit-i.
Duhet thënë, që bindja ime ekonomiko-shoqërore është, që çdo
investues privat ka të drejtë të ndërtojë sipas shijeve të tij. Unë nuk jam për
kufizime të tepruara të shtetit apo edhe të komunitetit në ndërtimet e reja. Në
rast se zonat nuk janë të një rëndësie të veçantë historike apo arkitekturore, çdo
pronar ka të drejtë të ndërtojë si të dojë.
I vetmi ngushëllim për mua dhe për ata, që bashkohen me
opinionin tim për Kullëm, Bibliotekën, Muzeun e Gjon Millit dhe të tjera “kërpudha”
të Pit Uillsën, është, që kur të përfundohen objektet e projektuara prej tij do
duken qartë se sa të shëmtuara janë dhe se sa stonojnë me arkitekturën e “konsoliduar”
të qytetit. Për Kullën, rrallë se gjendet njeri në Shqipëri, që të thotë ndonjë
fjalë të mirë.
Dora dorës, investitorët privatë do i largohen “dorës së zezë“
të Pit-it.
Në historinë e arkitekturës shqiptare, kjo periudhë do hyjë
si periudha e “rigjallërimiit të Korçës me fondet bujare të qeverisë dhe
projektimi për të “mos u mësyshur” nga arkitekti australian Pit Uillsën”.
Mos vini kurora me hudhra në objektet në ndërtim të dashur
korçarë!
Pit Uillsën po riviziton qytetin!
No comments:
Post a Comment