Skandali i Saimir Tahirit, edhe pse jo plotësisht i papritur
është një skandal i një madhësije më të madhe se ajo e videos të Ilir Metës. Nëse
ai ishte një skandal mega-korrupsioni, ky është ai i përfshirjes të një zyrtari
shumë të lartë në krimin e organizuar.
Edhe fajësija penale është më e madhe, edhe shumat e përfolura
janë më të mëdha, edhe jetëgjatësija e veprimeve është më e madhe.
Situata politke është e ngjashme me atë të dhjetorit
Ndaj tani është në dorën e opozitës, të mos krijojë “tërmete”
si ai i 21 janarit, ku përplasja mes dy “kokëfortëve” solli 4 viktima të
pafajshme. Sigurisht, që përgjegjësija e Ramës për atë ngjarje nuk është e njëjtë
me atë të Berishës, por mësimet e hidhura të 21 janarit duhet t’ju shërbejnë
politikanëve për të evituar përplasje sociale, që shkallëzohen deri në dhunë.
Nuk më duket se ka të ngjarë, që edhe arrestimi i Tahirit të
sjellë dorëheqjen e Ramës. Rama, sikundër edhe Berisha, mund të dorëhiqet nga të
qënit Lider i vendit vetëm po të krijohen situata të jashtëzakonshme. Me
historitë, për të cilat është përfolur, mbrojtja e tij e vetme është të mbetet
në krye të Qeverisë edhe duke u mbajtur me thonj. Brenda Partisë së tij nuk ka
asnjë zë të vetëm, që mund të ushtrojë trysni, që Rama të bëjë të paktën një
hap të përkohshëm prapa.
Edhe një herë, më keq
se në vitin 1997 dhe 2011, brenda partisë në pushtet nuk ka asnjë shenjë të
debatit dhe të frymës demokratike.
Ky është “shërbimi” që i kanë bërë partive të tyre dhe
vendit këta burra dhe gra, që merren me politikë.
Por nëse dihet se cili do jetë qëndrimi kokëfortë deri në
shkatërrim i kryeministrit Rama, opozita nuk duhet të “përfitojë nga rasti” për
të korrur një fitore të shpejtë duke destabilizuar vendin. Duhet me çdo mënyrë
të shmangen protestat me njerëz të sjellë me autobuze nga rrethet, që mund të
shpijen në konfrontim.
Trysnija ndaj qeverisë
duhet të jetë e vazhdueshme dhe e argumentuar, por në korniza tërësisht ligjore
dhe në koordinim me ambasadorët e huaj, sidomos ambasdarin Donald Lu.
Si veprim i menjëhershëm duhet të jetë ngritja e një
komisioni të posaçëm parlamentar për të hetuar lidhjet e Krimit të Organizuar
me segmentet e shtetit, duke u përqëndruar në rastin e ish ministrit Tahiri.
Komisioni mund të bëjë hetime paralele me Prokurorinë dhe të thërresë për të dëshmuar
gjithë personalitetet e larta të vendit të implikuara, ose që kanë dijeni të
ngjarjeve.
Një opozitë racionale, pa thirrje e sharrje, po e vendosur të
shkojë deri në fund të hetimeve pa i paragjykuar politikisht përfundimet e tyre
mund të jetë e besueshme për shqiptarët e zhgënjyer dhe mund të sjellë
zhvillime të reja pozitive politke në vitin e ardhshëm.
Mjaft më me gjurulldira!
Duhen shmangur gjuha e ashpër e tipit “O burra të rrëzojmë këtë
klikë kriminale!” e të ngjashme si kjo.
Të gjithë lojtarët kryesorë politikë e njohin mirë njëri
tjetrin dhe dinë edhe se si do jenë reagimet e mundshme.
Në rast të çrregullimeve të gjendjes në vend, përgjegjës do
jenë edhe Qeveria dhe Opozita!
Njerëzit vetë nuk duan as të gjymtohen dhe aq më pak të
vriten!
No comments:
Post a Comment