Ne lipset ta bëjmë sa më parë Republikën Europiano-Amerikane
të Korçës. Sa është ky zjarrllëku i Katalonjës.
Sefte është mirë të zgledhim se si do e kemi flamurin dhe
Hymnin Kombëtar të Korçës. Kjo e Hymnit është mç e fjeshtë ce patëm disa këngë
patriotike të kazasë sonë qëmoti. “Eja mblidhuni këtu, këtu, këtu!” nuk është
keq. Kemi dhe atë të Konos “Se sot çlirim, se sot çlirim, se sot çlirimi i ka
ardhë“ dhe po të ndrrojmë “trimat partizanë“ me “trimat separatistë“ ja dalëm
birinxhi. Eshtë dhe një tjatër e bukur që e ka vënë në nota korçari Nonda Kajno
me llafet e devolliut Skënder Rusi dhe e këndon tenori suliot Gjergji. Eshtë e lehtkë për tu kënduar nga futbollistët
e kombëtares së Korçës, se ka pak llafe dhe goxha “la la la laaaa”. Nuk është
zor ta mësonjnë përmënç, se dhe ndonjë arap do kemi në kombëtare.
Ja si bën:
La la la i ra i raaaa
La la la la
La la la i ra i raaa
Korça ime , Korçë e dashur
Ishe një qytet magjik
Dhe s’u kthye prap’ tek tyyyy.
Ja kjo po të kenë ca vullnet separatist autorët mund të bënet
“Korça ime, Korçë e dashur/Ishe një qytet magjik/ Kush
të pa dhe s’desh të ikte/ Sot të kemi Republik”. Tërë lalalalalatë nuk lozin
edhe refreni mbetet tëpkë njëlloj:
O o ooooo, O o oooo
Emrat tonë mbi kitarë
Nëpër tela do i gjesh
Korça ime , Korç’ e dashur
Zemrat rrahin veç për ty.
La la la laaaaa
La la la i ra i raaaaa.
Më zor do jetë për flamurin.Ce pa flamur s’ka komb dhe pa
komb s’ka Republikë. Kombi i korçarëve lipset të ketë një flamur që të na bënjë
të tërëve të sulemi në luftë për kombin. Afërmënç në luftë paqësore se kështu
jemi allafrënga. Qitharën do e kemi ce s’bën në flamur po edhe ndonjë zog
duhet. Sklifteri është shumë luftarak dhe guguftuja është shumë paqësore. E
mira është të vemë një lejlek se është edhe internacionall dhe pa dallim feje.
Qëmoti e bënin folen edhe përmi minare edhe përmi këmbanare edhe në Polenka.
Jep edhe idhenë që jemi komb i zgledhur ce lejleku i hedh zogjtë çyrykë.
Lejlek me qitharë në sfondin me tre bojra, e kuqe, e bardhë
dhe mavi. Këto bojra ka Franca , Anglia dhe Amerika.
E kur të ngrihet ky flamur nën muzikën e Himnit, të tërë korçarët
të marrin pozicionin e rënies së qithares, që është dora e mëngjër pak e
larguar nga trupi dhe dora e djathtë e mbledhur përmi kërthizë.
Mos humpmë kohë!
Të çpallim refrendumin!
No comments:
Post a Comment