Mes dhjetra shkrimesh te gabuara për politikën shqiptare, ku parashikoja arrestimin e Metës, rënien e qeverisë Rama, “vdekjen politike” të Saliut, emërimin kryemistër të Peleshit etj. paskam qullosur më në fund një shkrim parashikues-“Po i vjen rradha edhe “Tigrit”” E kam postuar në blog me 14 dhjetor të vitit të kaluar, kur Covid-19 dukej që po zbythej.
http://kuendemi.blogspot.com/2021/12/po-i-vjen-rradha-edhe-tigrit.html
Pardje kryeministri Rama e shkarkoi, që është një sinjal i
qartë se në shtator Arben Ahmetaj mund të arrestohet.
Po përse kryeministri jonë bukëshkalë shkarkoi zëvendësin e
tij edhe më bukëshkalë?
Sepse Ahmetaj nuk veproi sipas “omertas” së Mafias, por jo
vetëm që llapi kundër Lefter Kokës, por dorëzoi në disa vende jashtë PS-së edhe
dokumentat e nevojshme që Teri të përfundonte në burg. Sipas Terit, Ahmetaj
është tradhëtar, sipas Tigrit , Teri është i pandershëm se nuk i ka dhënë
gjysëm milioni euro, që duhej t’i jepte nga afera e inceneratorëve dhe sipas
Ramës, “Tigri” është “hijenë“ se ka shitur “mishngrënësit” e tjerë për një
llokmë, që nuk i është dhënë e plotë.
Kështu ndodh në të gjithë organizatat kriminale në botë dhe
kupola e PS-së nuk është gjë tjetër veçse një organizatë kriminale. Nuk dua të
fajësoj socialistët e thjeshtë, të cilët kanë vetëm përgjegjësinë e
“qorrllëkut”, sepse brohorasin për udhëheqësit e tyre kriminelë. As
ministreshat e pakorruptuara, që nuk fusin gjë në xhep vetë, por vetëm hapin
rrugën për të përfituar shokët e Partisë.
Tigri shumë shpejt do lerë një pjesë të lëkurës në SPAK,
sepse ka jo vetëm përballjen me drejtësinë, por dhe mërinë e “Zeusit”. Nëse do
jetë në gjendje të shpëtojë pa lënë dhe herdhet, si shpëtoi Samir Tahiri,
atëhere mund të shijojë diku në Shqipëri a në botë, paratë e depozituara në
Zvicër a në ndonjë bankë në Hong Kong. Kanë vjedhur aq shumë qeveritarët tanë
sa shumë banka në botë që do i pranonin me gaz si klientë.
A do ju hyjë frika qeveritarëve të tjerë?
Kjo mbetet një çështje me shumë pro dhe kundër, sepse ata që
janë përlyer e dinë se të mbrohesh në Shqipëri të duhen shumë e shumë para.
Shembujt e mbijetesës politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës janë të qarta
dhe kuptimplotë. Me shumë para edhe nëse nuk bëhesh “i paprekshëm”, mund të
zvarritesh më gjatë në karrierën politike dhe në fund të shpëtosh me një dënim
të lehtë. Për më tepër, kupola e PS=së vërtet mund të krahasohet me Mafia-n,
por e tillë nuk është plotësisht. Nëse do ishte, “Tigri” do kishte përfunduar
me dy plumba pas koke, duart e lidhura pas dhe një shami shuk në gojë, për t’ju
treguar të gjithëve se po “tregove shokët” përfundon i ekzekutuar.
No comments:
Post a Comment