Ka diçka ku jo vetëm kemi tejkaluar pritshmëritë tona por kemi çuditur edhe botën. Në klasifikimin botëror të krimit të organizuar, Mafia shqiptare ze vendin e 4-ërt. Kjo bazuar në të ardhurat vjetore. Kemi lënë çuditërisht pas Italianët, ata që shpikën Mafian, të cilët renditen në vendin e 5-të. Kuptohet duke i ndarë nga mafia amerikane, e cila ze vendin e tretë dhe është thuajse tërësisht italo-amerikane.
Por ne nuk jemi më shumë se 10-12 milion në të gjithë botën,
kurse gjithë Mafiat e tjera , që hyjnë në dhjetë më të fuqishmet ju përkasin
vendeve me mbi 30 milion banorë. I lemë pas rusët, japonezët, turqit dhe brazilianët.
Nuk di se kujt duhet t’ja dedikojmë këtë potencë- shokëve
Enver dhe Tito apo Skënderbeut; shpirtit tonë të guximshëm dhe liridashës; otomanëve
dhe bizantinëve apo më tej në thellësi të
shekujve, ilirëve dembelë dhe bythmosçarës.
Por faktet janë të tilla. Edhe pse të vonuar në gostinë
mafioze që ndihmohet nga liria e sistemeve demokratike, ne arritëm shumë shumë
pranë podiumit të medaljeve. Lojtarë kryesorë në Amerikën Latine, kontrollues të
porteve të Londrës, Hamburgut dhe Roterdamit, “djemtë“ tanë po tregojnë
orientim ekonomik, organizim, disiplinë dhe mbi të gjitha mizori.
Ka të drejtë kryeministri Rama, që do të realizojë “amnistinë
fiskale”. Mafia shqiptare llogaritet që ka mbi 15 miliard euro të ardhura në
vit dhe nuk ka pse mos investohen në Shqipëri dhe kryesorja pse mos taksohen.
Janë para të nxjerra me gjak, djersë dhe sakrifica. Buxheti i shtetit do rritet
gjë që do të thotë më shumë shkolla, spitale dhe mbi të gjitha më shumë para në
xhepin e Ramës dhe të “tigrushave” të tij.
Kam disa ditë që i shoh me përbuzje kanadezët, grekët, sërbët,
rumunët, spanjollët, portugezët dhe shumë përfaqësues të etnive të tjera.
Unë jam nga populli që ka Mafien e katërt më të fuqishme në
botë!
No comments:
Post a Comment