Në jetën e çdo njeriu ka ngjarje për të cilat ka qënë i pranishëm, ose si quhet nga “të sofistikuarit” - dëshmitar okular, ka ngjarje të tjera të cilat i ka dëgjuar nga shumë burime të besueshme dhe ka një përshtypje shumë pranë të vërtetës, ka edhe të tilla, që kanë qënë të mjegullta në kohën kur kanë ndodhur dhe do të mësojë më shumë rreth tyre. Problemi është me mungesën e përgjegjësisë të mediave, të cilat nxjerrin shpesh “dëshmitarë“ dhe analistë jo të besueshëm, të cilët ngatërrojnë qëllimisht faktet për hir të përfitimeve politike.
Mess humë syresh, është dhe famëkeqja ngjarje e 2 prillit,
kur shteti vrau me gjakftohtësi 4 protestues në Shkodër, ata që quhen “dëshmorët
e 2 prilllit” dhe që solli më vonë rënien e qeverisë Nano dhe shpalljen e
zgjedhjeve të parakohëshme. Mes mitomanëve dhe falsifikatorëve, që kanë folur për
atë ngjarje, po përmënd vetëm tre: Shinasi Ramën, Frrok Cupin dhe Qemal Lamen.
I pari në atë kohë mes organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Studentore, i dyti
kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike” dhe i treti Kryetar i Hetuesisë të
Shqipërisë.
Në pak fjalë, Partia e Punës, që kontrollonte gjithshka, i vodhi
votat në qytetet kryesore të vendit dhe u shpall fituese me një shumicë të
madhe në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991. Të turpëruar në thuajse
më pak se 4 muaj, kur kishin humbur figurën e nderuar të Komandantit dhe ishin
të detyruar të lejonin pluralizmin, fituesit për 4 vjet sipas rregullave të
reja të lojës ishin të gatshëm të shtypnin me hekur çdo protestë. E vetmja
protestë e madhe ishte në Shkodër, ku u grumbullua e gjithë rinia e qytetit dhe
snaiperat e Sigurimit , të urdhëruar që nga Tirana, vranë 4 demonstrues, por
nuk arritën të mposhtnin dot popullin e Shkodrës që sulmoi dhe dogji Komitetin
e Partisë në qytet.
Shinasi Rama, tani pedagog në një universitet amerikan, ka
vite që me shumë siguri ka deklaruar që Arben Broci është vrarë me porosi të
Berishës dhe të Sigurimit të Shtetit gabimisht se kishte veshur pardesynë e
bardhë të Shinasi Ramës. Pra plani pat qënë që Shinasiu, si kundërshtar i vendosur
i Berishës mos likuidohej, që të mos hapte problem për kontrollin e PD-së nga
Berisha?!
Frrok Cupi, tashmë një analist shërbëtor i pushtetit të Ramës,
deklaron i bindur se dëshmorët e 2 Prillit u vranë nga Berisha dhe PD-ja edhe
pse këta nuk kishin asnjë lloj pushteti në atë kohë. Cupi me paturpësi thotë
sot të kundërtat e atyre që ka shkruar para 31 vjetësh.
Qemal Lame, prej 30 vjetësh i strehuar politik në Gjermani, i
njohur për deklarime të dyshimta, ve veten e tij në qëndër të ngjarjeve në një
intervistë të fundit dhënë Blendi Fevziut në “Opinion”. Pasi deklaron se në
kundërshtim me sugjerimin e kryeministrit të kohës, Fatos Nanos, ai hyn në
Shkodrën që ishte nën kontrollin e popullit dhe shkon në Degën e Brendëshme ku
qëndronin të rrethuar punonjësit e saj dhe sigurimsat e tjerë. Atje çuditërisht,
Kryetari i Degës Capajev Taçi e sulmon dhe i thotë se i ka kërkuar Ramiz Alisë
ta arrestojë Kreun e Hetuesisë së Shqipërisë!
Tre njerëz, që kanë qënë ose dëshmitarë okularë, ose kanë
pasur informacion të dorës së parë për çka ka ndodhur interpretojnë paturpësisht
në kundërshtim të asaj ç’ka ndodhur në të vërtetë dhe që u bë në mes të ditës në
sytë e një populli të tërë në një kohë që e kemi jetuar.
E si mund të besosh
ato që thonë për vende të tjera dhe kohë të tjera!
No comments:
Post a Comment