Duhet të shkruaj, që “aborti” nuk ka qënë një çështje e rrahur filozofikisht dhe ligjërisht nga brezi ynë, në kohën kur përballesh me këtë çështje kaq të rëndësishme. Por në atë kohë mendonte “Partia” për ne dhe shumë e shumë çështje të rëndësishme njerëzore nuk diskutoheshin gjërësisht me zellin që kanë adoleshentët, kur kujtojnë se dinë gjithshka. Dihej se ç’ishte abortimi, që ishte e ligjëshme të bëhej në maternitet, por që më të shumtët kryheshin ilegalisht, në shtëpi mamish, ose grash të tjera që e merrnin përsipër kundrejt pagesës. Madje disa nga këto gra, më aktivet, kishin bërë edhe burg për kryerje abortesh ilegale.
Sa thjesht mbetet një femër shtatzanë, aq e vështirë është çështja
e abortimit.
Po a duhet të jetë e tillë në kohët moderne?
Eshtë dhe duket më e komplikuar se kurrë, sidomos në vorbullën
e diskutimeve që ka ngjallur vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë të SHBA. Dhe
sa më shumë pyetje të bëhen rret tij, me dhjetra të tjera të natyrës ligjore,
morale, filozofike, shoqërore, ekonomike dhe mjekësore dalin. Ndaj edhe ligjet
për të janë aq të ndryshme në shtete të ndryshme.
A është e drejta për
të abortuar shtatzaninë një e drejtë themelore e njeriut?
Pyetje e vështirë për të gjetur përgjigje, sepse përderisa
konceptimi i një fëmije i dëshëruar ose jo është diçka joindividuale, atëhere më
e drejtë duhet të jetë pyetja: Eshtë e drejta për të abortuar e drejtë
themelore e një çifti? Unë mendoj që një çift duhet të ketë të drejtë të vendosë
në mënyrë unanime nëse do të sjellë ose jo një fëmijë në jetë, kuptohet duke
ndjekur kritere mjekësore të përcaktuara më parë nga bashkësia mjekësore. Ndaj parrulla
e njohur “ my body, my choice” e
vajzave dhe grave duhet korrigjuar ose të gjykohet jo e drejtë. Nëse do që për
një fëmijë të kontribuojnë në mënyrë të baranartë edhe femra edhe mashkulli atëhere
duhet i njëjti kriter të përdoret edhe për ndalimin e shtatzanisë.
Sigurisht që rastet e shtatzanisë janë nga më të ndryshmet.
Ndodhin nga gabimet, ndodhin nga përdhunimet, ndodhin pas një orgjije, ndodhin
ndërmjet dy minorenëve, ndodhin edhe nga inçestet. Kuptohet që çdo rast ka veçorinë
e tij dhe nuk mund të trajtohet njëlloj. Në rastet e përdhunimeve, inçesteve
dhe marëdhënieve mes minorenëve, femra duhet të ketë përfundimisht të drejtën për
të vendosur. Në rastet e shtatzanisë së padëshëruar e drejta duhet të jetë e përbashkët.
Kurse në rastet e një shtatzanie pas një orgjie problemi është më kompleks, por
raste të tilla janë më të rralla dhe nuk janë këto që e preokupojnë shoqërinë.
A duhet shoqëria të
kontribuojë financiarisht në abortet ose në çështjet e planifikimit familjar?
Ky është një tjetër problem, që diskutohet shumë në vendet e
përparuara dhe sidomos në Amerikë. Në një kohë që ka gjithfarë llojesh
kontraceptivë a nuk është më mirë, që individët të veprojnë me më shumë përgjegjësi
dhe të ngarkojnë më pak shoqërinë me problemet e tyre?
Sigurisht që në një “përsiatje” të shkurtër nuk mund të
gjesh përgjigje për këtë çështje kaq komplekse ku përzjehen priftërinj,
politikanë, avokatë, mjekë, filozofë, veprimtarë të të drejtave të njeriut,
feministe, sociologë, psikologë, shkrimtarë, madje edhe homoseksualë. Por pa
diskutuar asgjë nuk duhet lënë në duart e militantëve që gërthasin.
No comments:
Post a Comment