Lakmia e “të gjallëve me pushtet” në Shqipëri ka arritur maja të papara. Të vdekurit nuk përdoren më vetëm për disa vota më shumë, sikundër janë përdorur gjatë votimeve për pushtetin qëndror dhe atë vendor, por po përdoren edhe që këta “supergjallesa” të futin sa më shumë në xhepat e tyre nga skemat e inceneratorëve dhe rimbursimit të TVSH-së.
Babëzi, ngutje, siguri, mendjeshkurtësi, paturpësi, janë
disa nga cilësorët që mund të përdoren për qeveritarët shqiptarë dhe veglat e
tyre “private”duke nisur me Ramën e duke vazhduar me Veliajn, Ahmetajn,
Gjiknurin e të tjerët. Pa llogaritur këtu edhe shkeljen e një traditë mijëvjeçare
të shqiptare për të mos prekur botën e të vdekurve. Eshtë njëlloj moralisht si
krimi i shëmtuar i vjedhjes së varreve. Deri këtu kanë arritur ta përdhosin
shtetin.
E them me bindje shtetin se tashmë nuk është vetëm
ekzekutivi i përdhosur. Duke patur votat në Kuvend edhe i gjithë legjislativi
punon në kontrollin e Ramës, sikundër është dëshmuar në dëgjesat për
incerenatorët dhe në punimet e tjera për ngritje komisionesh hetimore. Sistemi
juridik gjithashtu ka qënë i mpirë, sepse edhe pse duket qartë implikimi i krerëve
të qeverisë, është ndalur vetëm tek Koka dhe Dako.
Shteti shqiptar është gjithashtu “i vdekur”, si të ndjerët që
vazhdojnë firmosin dhe Ministria e Financave I paguan. Incerenatorët e dëshmuan
këtë. Edhe në vendet me demokraci të pazhvilluar, një skandal i tillë do sillte
të paktën rënien e qeverisë dhe zgjedhje të parakohëshme.
Po përse arrihet deri në këto mënyra vjedhjesh sa idiote aq
edhe të përbindëshme?
“Vampirët” e pushtetit janë të bindur se vetëm paratë janë “gjaku”
që mund t’i mbajë pambarimisht në pushtet. “Gjaku” që mund të përdorin për të
lobuar, për të blerë vota, për të mbyllur gojët e kritikëve, për të bërë për
vete edhe ndonjë funksionar të huaj. Ndaj nuk hezitojnë as të përzjejnë botën e
të gjallëve me atë të të vdekurve në netët e tyre të shëtitjeve mes intrigave.
Mendojnë se ky lloj “gjaku” ju jep sigurinë dhe paturpësinë që as mos skuqen
dhe as mos zverdhen ndërsa dalin para mediave, një pjesë e mirë e të cilave është
pjesë e botës së tyre “vampire”.
Deri kur?
Ndoshta deri në ditë, kur opozita mos jetë plot me zombie.
No comments:
Post a Comment