Kjo ishte parrulla e hedhur nga Stalini, kur gjermanët po i afroheshin dyerve të Moskës, pasi kishin përparuar në mënyrë të rrufeshme mijëra kilometra në brendësi të territorit të Bashkimit Sovjetik. U hapën burgjet për të dënuarit ordinerë dhe u mobilizuan përkrahës të sistemit dhe kundërshtarë të tij, me qëllimin e vetëm, që Moska mos binte në duart e Gjermanëve.
“Shqipëria në rrezik” është parrulla e hedhur nga Sali
Berisha dhe që do përcaktojë protestën e lajmëruar të 7 korrikut.
Mund të ketë shumë shqiptarë, të cilët i japin të drejtë
Berishës për të protestuar dhe mund të bashkohen me të, pa menduar shumë për
sloganin “Shqipëria në rrezik”. Edi Rama e ka tepëruar shumë zullumin! Cmimet
janë në qiell, të varfërit janë shtuar dhe korrupsioni ka arritur kulmin. Të
rinjtë gjithnnjë e më shumë përpiqen të ikin nga Shqipëria.
Po a është Shqipëria vërtet në rrezik dhe a është Berisha zëdhënësi
i duhur për këtë mesazh?
Nëse flasim vërtet për një rrezik që i kanoset Kombit, është
ai i shpopullimit për shkak të largimit të vazhdueshëm të njerëzve drejt Perëndimit.
Gjithashtu “largimi I trurit” është një tjetër rrezik për të ardhmen e begatë të
Shqipërisë. Por këto nuk janë dukuri të sotmet, por të tridhjetë viteve të
tranzicionit, kur ka qeverisur edhe Berisha. Madje ai është mesazhdhënësi më I keq
për këtë lloj mesazhi, sepse 25 vjet më parë vërtet e futi vendin në situatën më
të rrezikshme, që prej vitit 1912.
Berisha ka dhënë prova se nuk i dhimbset as Shqipëria dhe as
shqiptarët. E njëjta gjë vlen edhe për Ramën, Metën dhe gjithë politikanët e
korruptuar.
Në rrezik janë fëmijët e Berishës,familja Meta-Kryemadhi dhe
bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Ndaj duke përdorur protestën dhe ata që i ndjekin
nga pas do mundohen t’ju dëshmojnë të huajve, kryesisht amerikanëve, se janë faktor
politik që nuk mund të injorohen. Këtë e dinë dhe shumë nga ata që do i pasojnë
në protestën e 7 korrikut, por që mendojnë ngushtë “Le t’I shfrytëzojmë për t’I
tundur këmbët Ramës, pastaj i largojmë“. Berisha u rikthye jo për tu larguar,
por për të ndenjur deri sa të garantojë që nuk i preken fëmijët. Cilido që e
ndjek gënjen mendjen se po ndihmon vendin dhe fëmijët e vet.
Parrulla e 7 korrikut duhet të jetë:
“Zeni dhe Argita në rrezik! – Eja dhe ti me ne!”
No comments:
Post a Comment