Në ditën kur Bashkimi Europian po fillon negociatat për të pranuar vendin tonë në një të ardhme si anëtar të barabartë, Shqipëria paraqitet me një fytyrë, që mund të përcaktohet nga portretet e politikanëve kryesorë të saj. Edhe pse jo të tre janë në Bruksel, prania e tyre është e pashmangshme, Si tek filmi i Serxhio Leones, por pa përmasën pozitive, do i quaja pa frikë : I ligu, i çmenduri dhe i shëmtuari.
Edhe tek filmi i njohur, i shëmtuari nuk ishte i tillë nga pamja, por nga ato që bënte, ndaj
dhe Presidentit në lagim Ilir Meta i shkon për bukuri ky epitet. I aftë për të
bërë pazare kokë më kokë edhe me kriminelët, i paturp dhe jo elegant në ato që
deklaron në media, i paaftë për të fshehur pasuritë personale, Meta është
“gangsteri i shëmtuar” i pranishëm në nivelet më të larta të shtetit shqiptar
prej 31 vitesh.
I veshur me sqimë, me retorikë demagogu, energjik deri në
absurditet, i papërmbajtur edhe për të urdhëruar vrasjen e njerëzve, është i çmenduri i politikës shqiptare, Sali
Berisha. I rikthyer në drejtimin “de facto” të opozitës për të mbrojtur fëmijët
e tij nga ndonjë burgosje e mundëshme, me një zell patologjik, i çmenduri
Berisha edhe pse në përpëlitjet e fundit të tij në politikë, po dëshmon se
mundet ende të shkatërrojë nëse nuk do jenë në gjendje ta fusin brenda “këmishës
së forcës”. I çmenduri është i paparashikueshëm ndaj është e vështirë të vesh bast
se edhe sa kohë do jetë pjesë e fytyrës së Shqipërisë.
I ligu, Edi Rama,
ka mendjen më perfide mes politikanëve shqiptarë. Për fat të mirë është më
frikacak se dy të mësipërmit, se në të kundërt do kishte duart edhe në shumë
krime të tjera veç vjedhjes së hapur të Buxhetit të Shtetit. Mjeshtër i intrigave,
i pabesë, makiavelist, sa arrogant aq edhe bythëlëpirës, Rama ka bërë që
korrupsioni të jetë normë e çdo qelize të administratës shqiptare. Në këtë “moçal”
vjedhjesh të hapura ai përpiqet jo vetëm të marrë pjesën e luanit, por edhe të
mbajë pa u rrezikuar nga asnjë rival pushtetin e kalbur të partisë së tij dhe të
qeverisë. Fati e ka ndihur që në opozitë ka pasur tash e 10 vjet, dy figurat e
mësipërme, që janë po aq të padëshëruara nga shqiptarët sa edhe ai vetë.
Po a janë këta të tre në skenën finale të filmit të famshëm,
në sheshin e një varreze të braktisur ushtarësh të Luftës civile, për të
treluftuar se kush do marrë thesarin e fshehur në një varr pa emër?
Do ishte mirë, por gjendja nuk është e tillë. Nëse do ishte,
një nga të tre do mbetej I gjallë në politikë dhe shpresat për Shqipërinë do
ishin më të mëdha. I ligu , i çmenduri
dhe i shëmtuari janë të lidhur me mijra fije interesash dhe dëshirash të
fshehta për të mbijetuar në politikë. As mund të presësh se mund të likuidojnë
njeri tjetrin, sepse ekzistojnë në sajë të ekzistencës së çdonjërit. “Krismat e
armëve” të tyre ndaj njëri tjetrit janë me fishekë manovër për të na gënjyer ne
se janë kundërshtarë.
Amerikanët, mjeshtrat e këtyre lloj filmash, ka kohë që e
kanë kuptuar.
No comments:
Post a Comment