Ndoshta duhet shkruar dhe analizuar më me qetësi një kompleks arkitekturor, për të respektuar punën e kolegëve, por ja që pamjet e fundit të kompleksit të vilave të Belmenderes nuk ta japin këtë mundësi.
E theksoj punën projektuese të kolegëve, sepse edhe nëse
punojnë nën “hyqmën” e Zamirit, arkitektët duhet të përdorin formimin e tyre për
të shpëtuar diçka që mund të shpëtohet. Për fat të keq të qytetit nuk e kanë bërë
dhe po dëshmohet edhe një herë se ne arkitektët jemi “kolaboracionistë të pushtetit
të errët të atyre që kanë në dorë“. Nuk mund të shkohet me “Po ç’të bëjmë ne? Të lenë pa rrogë!” apo me “Ju e kini të lehtë të flisni se nuk jetoni këtu!” Pikërisht se
jetoni në Shqipëri të dashur kolegë dhe përballeni përditë me shëmtirat, që ju
detyrojnë të projektoni, duhet të bëni atë që është e mundëshme për të ndalur më
të keqen.
Korça, Berati dhe Gjirokastra kanë shembuj të shkëlqyer të
arkitekturës në kodra ndaj nuk ka nevojë të shkohet shumë larg për të gjetur
frymëzim.
Zamir Mane ka dëshmuar hapur në intervista që mendja e tij
punon vetëm për para! Eshtë mendja e ngushtë e një njeriu të pangopur, që
kujton se paraja është gjithshka. Le të rrijë në lakminë e tij se nuk mund të
ndryshojmë dot mendjen e njeriut më të pasur në Shqipëri.
Nuk mund të ndryshojmë dot as përuljen e Niko Peleshit dhe
Raqi Filos ndaj Ramës dhe indirekt ndaj Zamirit. Idea e kompleksit të
Belmenderes është punuar prej vitesh nga mendjet diabolike të pushtetarëve lokalë,
që në proceset e rikthimit të pronave dhe me tej në projektet e Parkut të bëra
nga një arkitekt i mallkuar Australian që ka përdhosur në shumë vende Korçën
tonë.
Por a mund të projektohej më mirë?
Por a mund të këmbëngulej për të pasur një dendësi më të vogël?
Por a mund të zgjidhej një arkitekturë më elegante dhe më e
pranueshme për syrin e korçarëve?
Të gjitha ishin të mundshme. Edhe pasunarët më lakmitarë
mund të zbuten në babëzinë e tyre nëse ju vihet në dukje se ç’mund të bëhet më
mirë.
C’ka mbetur tjetër për tu përdhosur në qytetin më modern të
Shqipërisë së paraluftës?
Kujt t’ja kërkojmë këtë përgjigje? Korçarëve Zamir, Niko,
Raqi apo eunukëve të Urbanistikës së Bashkisë?
No comments:
Post a Comment