Për herë të parë në historinë e 50 vjetëve të fundit, qeveria kanadeze po përdor ligjin e Aktit të Urgjencës (Act of Emergency) për t’i dhënë fund protestës së kamionistave dhe grupeve të tjera që protestojnë kundër masave të forta të vëna nga Otava për të përballuar pandeminë.
Pavarësisht nëse është e drejtë ose jo çështja e kamionistëve,
reagimi i qeverisë të Trudo është për të ardhur keq. Dëshmon frikë, dëshirë për
të treguar forcë dhe pamundësi për të hyrë në dialog. Thuajse në çdo rast, kur
qeveritë përdorin ligjet marciale kundër pjesëve të popullsisë që protestojnë,
e bëjnë se janë diktatura, qeveri autoritative ose qeveri me udhëheqës të dobët.
Rasti kanadez I përket grupit të fundit. Nuk kishte aspak nevojë të hynte në
veprim “gjendja e jashtëzakonshme” sepse ka plot ligje federale dhe të
provincave me të cilat mund të ishte përballuar situata në Otava dhe në pikat e
tjera të nxehta të Kanadasë.
Trudo dëshmoi se nuk është
as Liberal dhe as Demokrat.
Eshtë si shumë udhëheqës të tjerë opportunistë që nuk janë në
gjendje të përballen me problemin, por ushtrojnë masa ekstreme kur nuk është e
nevojshme.
Edhe pse mund të mos kishin plotësisht të drejtë, kamionistët
e ardhur nga shumë vende të Kanadasë në mes të ngricës, shumë edhe me fëmijët e
tyre, nuk e bënin këtë për të rrëzuar me dhunë qeverinë. E bënin nga një hall i
madh, të cilin duhet t’ja u zgjidhte qeveria e tyre. Për fat të keq, kjo e
fundit dëshmoi se nuk është as e kamionistave dhe as kërkon të veprojë me
logjikën e shërbëtorëve të përkohshëm të publikut. Zgjodhi t’i jepte plotësisht
vetes të drejtë duke mos u ndalur as në përdorimi i forcës.
Demokracia kanadeze ka pësuar këtë javë një të plasur të
madhe, që mund të thellohet në të ardhmen. Nga dukuritë e para që do shënojnë
rritje do jetë forcimi i supremacistëve të bardhë dhe ekstremistëve të të gjithë
llojeve. Kanadasë ju cënua emri i mirë i një shoqërie tolerante, të hapur për
dialog dhe të aftë të zgjidhë kundërshtimet në mënyrë paqësore.
Faji për këtë rëndon
vetëm mbi kabinetin qeverisës!
No comments:
Post a Comment