Ka një lloj ethe në mediat proqeveritare për të shpënë para gjyqit Sali Berishën, duke krahasuar madje ato ç'ka bërë me Saimir Tahirin të posadënuar për shpërdorim detyre. Pae njohur Kodin Penal të Shqipërisë dhe pa ditur se cilat vepra penale parashkruhen në të caktuara, them se ngritja e akuzave për një 78 vjeçar është pak e vështirë për çdo lloj sistemi drejtësie të një vendi demokratik. Kjo për akuzat e mundëshme të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit ose të nxitjes së tij, të shkeljes së Kushtetutës e të tjera të ngjashme. Nuk kanë afate parashkrimi krimet e vrasjes për të cilat Berisha është gjithashtu përgjegjës, por që janë më të vështira për tu provuar.
Rrethanat politike e kanë favorizuar gjithnjë Berishën për të
mos shkuar para Prokurorisëdhe Gjykatës. Ai duhet të ishte dënuar për një sërë
krimesh të tij më 1997, por sugjerimet e të huajve së bashku me dëshirën e
grupit Nano për të patur si kundërshtar politik dikë tepër të diskretituar bënë
që ai të shpëtonte. Periudha prej 1997 dhe deri më2020 ka qënë periudha më e
gjatë e pandëshkueshmërisë për politikanët shqiptarë, të cilët duke nisur nga
Saliu e duke vazhduar me Nanon, Metën, Ramën,Bashën, Veliajn e kompani,
meritonin të shkonin pas hekurave. Dhe kjo ka ndodhur në kohën kur sistemi
juridik ishte në masë të madhe i kontrolluar nga Berisha.
Ngjarja e cila mund ta shpjerë Berishën para gjyqit është
vrasja e 4 protestuesve më 21 janar.Eshtë shumë më e afërt në kohë se marsi i
vitit 1997 dhe shumë bashkëpunëtorë të tij në prishjene provave janë ende në
Shqipëri dhe mund të hetohen dhe si rrjedhim të implikojnë urdhëruesin e tyre.
Se sa mund të jetë e mundshme hetimi për urdhërin që ju dha Gardës për të qëlluar
mbi njerëz që në ato çaste ishin në bulevard dhe nuk paraqisnin asnjë rrezikshmëri
dhe që solli humbjen e 4 jetëve, kjo varet shumë nga materialet e mëparshme të
dosjeve dhe në dëshminë e ish-Komandantit të Gardës, Andrea Prendi.
Por pse ende nuk ndjehen lëvizje për të rihapur dosjet për
Berishën?
Organi që mund të ndërmarë hapjen e dosjes së 21 janrit nuk është
SPAK, por Prokuroria e Tiranës. Në krye të saj është një "ish-këlyshe"
e Berishës, e quajtur Elisabeta Imeraj, që tashmë është shndërruar në këlyshe e
Ramës. Për të dy këto arsye, si dhe për materialet e shumta që Berisha ka ndaj
saj, ajo nuk ka asnjë prirje të rihapë dosjen e 21 janarit. Ramës nuk i
intereson një Sali pas hekurave, por në Parlament dhe mundësisht me sa më shumë
ndikim, që të ketë mundësi të qeverisë i qetë gjatë këtij mandati dhe me shpresën
edhe për një mandat tjetër.
Ndaj do jetë shumë e vështirë që të shohim një Sali në bankën
e të akuzuarve. Ende nuk janë rrethanat politike dhe ligjore për të shpënë para
drejtësisë politikanin më të inkriminuarshqiptar të 30 viteve të fundit.
No comments:
Post a Comment