Edhe Yuri Kim, ambasadorja amerikane e zgjuar dhe luftarake nuk ju shpëton dot emocioneve. Pardje e humbi racionalitetin, që në përgjithësi e shfaqin diplomatët e shkolluar mirë amerikanë, duke shkruar në “twitter” se “kandidatët për kryetarë bashkie që kanë pas sponsora “non grata” duhet të kenë të qartë se ç’propozojnë“. Ky ishte pak a shumë thelbi i deklaratës së Kim. Edhe pse ajo më vonë u mundua t’a justifikojë se “non grata” nuk është vetëm Berisha, por edhe Dako dhe Doshi që po bëjnë fushatë për ata që përkrahin, dihet se sulmi është kundër Berishës dhe kandidatëve të tij.
Me këtë Kim tregoi se Berisha ja ngre nervat dhe zgjedhjet e
6 marsit janë të rëndësishme për të personalisht. Ajo nuk dëshëron që kandidatët
e Berishës të kalojnë ata të Bashës.
Nëse do shihte me qetësi zhvillimet politike në Shqipëri,
Yuri Kim duhet t’i injoronte zgjedhjet e 6 marsit. Nuk kanë asnjë lloj rëndësie
se jo vetëm janë të pjesëshme, por kryetarët e zgjedhur do jenë në fuqi vetëm për
një vit. Gjithashtu, nëse fitojnë kandidatët opozitarë, ata nuk mund të bëjnë
asgjë veç ndryshimeve në administratë sepse këshillat bashkiake i ka Partia
Socialiste.
Zgjedhjet e 6 marsit i shërbejnë vetëm Berishës për të treguar se ka më shumë mbështetje në PD se
Basha.
Ndaj edhe po injorohen nga shqiptarët dhe duhet të
injoroheshin edhe nga Kim. Ishte një zgjidhje e sforcuar e Ilir Metës për të
treguar se Berisha në aleancë me të nuk janë jashtë loje.
Ajo që duhet të kishte bërë Kim këto ditë ishte ndjekja nga
afër prej ambasadës amerikane e punimeve të Komisionit Parlamentar për inceneratorët,
ashtu siç po bën ambasada britanike. Eshtë një aferë e madhe korruptive e cila
duhet zgjidhur sa më parë me ndëshkimin penal të përgjegjësve dhe me ndëshkimin
politik të qeveritarëve kryesorë. Atje është drejtuar vëmendja e shqiptarëve
dhe jo në zgjedhjet e 6 marsit, që nuk i shërbejnë kujt, madje as vetë Berishës.
Përqëndrimi i ambasadës amerikane tek to ju jep atyre rëndësi
duke shtuar edhe rëndësinë e Saliut, që në të vërtetë është vetëm “një kufomë
politike që ec”.
Të gjallët nuk ka pse të merren me kufomat, veç nëse kanë
emocione të forta dhe duan “tu dhj…. varrin!”
No comments:
Post a Comment