Edhe pse nuk ka thënë ndonjëherë hapur, si dikur Fatos Nanoja për Berluskonin, “heroi” i Ramës ka qënë Vladimir Putin. As miqtë e tij Toni Bler dhe Nikolla Sarkozi, dhe aq më pak Merkel apo Obama, por vetëm Vladimir Putin. Historitë rreth “bëmave” të Presidentit rus në raport me oligarkët rusë të kohës së Jelcinit, se si “i vuri në zap” apo i futi burgjeve, kanë qarkulluar tash e 20 vjet nëpër drekat e darkat e Ramës me miqtë e tij të ngushtë. Putin ka qënë modeli i shumë politikanëve shqiptarë, por veçanërisht i Ramës.
Kontrolli i plotë dhe pa “asnjë dalje nga rrjeshti” i Partisë
Socialiste është identik me kontrollin që vuri Vladimir Vladimiroviçi mbi
partinë e tij konglomerate “Edinaja Rasija”.
“Ndihma dhe kontrolli” ndaj oligarkëve është tjetër
karakteristikë e huajtur nga modeli Putin. Nuk mund të kontrollosh vendin dhe
nuk mund të pasurohesh si qeveritar nëse nuk ke marëdhënie të ngushta me
oligarkët dhe mekanizmat financiare dhe të biznesit që ata zotërojnë. Ky është
mësim nga Putin, që ka arritur të verë një pasuri personale, për të cilën e kanë
zili gjithë autokratët në botë.
Kontrolli i plotë mbi mediat ka qënë qëllimi i vazhdueshëm
gjatë gjithë karrierës së Putin dhe Rama është përpjekur t’i përngjajë. Madje
kryeministri jonë është edhe më arrogant se Vollodja i KGB-së me gazetarët
vendas, të cilët mundohet t’i poshtërojë me vend e pa vend.
Dashuria e shprehur haptas për Erdoganin është një tjetër dëshmi
e afeksionit të fshehur për Diktatorin e Kremlinit. Harmonia në ide dhe “hargalisjet”
në telefon me “Putinin e vogël të Sërbisë“, kur flasin për opozitat përkatëse
janë të tjera fakte të konfirmuara nga vetë Edi, që zbulojnë adhurimin e tij për
autokratin e stërkorruptuar të Kremlinit.
Po si është e mundur që Rama nuk është takuar kurrë me
Vladimir Vladimiroviçin?
Nuk ka qënë kurrë në listën e të ftuarve nga Kremlini për
arsye gjeopolitike të përcaktuara nga rusët dhe jo se Rama është antiPutin i thekur
apo se nuk ka lënë forum ndërkombëtar pa desmakuar Kremlinin.
Eshtë për të ardhur keq, që edhe gjatë ditëve të fundit,
reagimi i tij personal ndaj heroizmit të Zelenskiyt ka qënë thuajse
joekzistent.
Rama as nuk mund të shtiret se udhëheqësi ukrainas është
dikush, të cilit do t’i ngjajë.
No comments:
Post a Comment