Koha është një faktor shumë i rëndësishëm për hajdutët. Sa më shumë kohë të kenë aq më shumë vjedhje kryejnë dhe sa më shumë kohë të kenë për një vjedhje të caktuar, aq më spektakolare do e bëjnë. Por për ta koha është një aleat i domosdoshëm edhe kur kapen. Sa më shumë kohë të kalojë në proceseet gjyqësore aq më e mundshme është që krimet e tyre të harrohen, një pjesë të parashkruhen dhe indinjata e publikut ndaj tyre të zbutet dhe kjo të bëjë ose të dalin të pafajshëm ose të marrin një dënim minimal.
Ky është një parim universal, por më i rëndësishëm bëhet në
vende me institucione juridike të dobëta si vendi ynë. Ngjarjet vetëm të kësaj
jave dëshmojnë se sa i favorizon koha hajdutët.
Saimir Tahiri, i anatemuar në mediat shqiptare dhe të huaja
si ministër i lidhur me trafikantët e drogës, pas më se katër vitesh ka të
ngjarë të dalë përfundimisht i pafajshëm. Ndonëse nuk ka qënë vetëm koha që e
ka favorizuar, sepse kryesore ka qënë ndihma që ka marë nga Rama dhe segmentet e
drejtësisë të ndikuara prej kryeministrit, përsëri edhe koha e ka bërë të saj
se askush nuk po kërkon më një dënim shembullor për një ministër paturpësisht
hajdut dhe trafikant.
Sa më shumë kohë po
kërkojnë edhe dy familjet hajdute Berisha dhe Meta, të përballura tashmë jo me
sistemin e drejtësisë, por me vendosmërinë amerikane për t’i shpënë para
gjyqeve. Janë të dy palët në pozita identike edhe pse “hajninë“ e kanë bërë të
ndarë dhe jo në grup.
Berisha shpreson që të shtyjë sa më shumë kohë duke qënë “faktor”
i opozitës për t’ju treguar amerikanëve që ka mbështetjen më të madhe në
elektoratin kundër Ramës. Me këtë shpreson që amerikanët mos ngulmojnë në
hapjen e proceseve ndaj fëmijëve të tij dhe nëse do ndodhë një ndryshim i mundshëm
i administratës amerikane më 2024, çështja e tij të lihet në harresë.
Hajduti Meta s’ka asnjë shpresë tjetër veç të mbrohet me “pasuritë
e tij” dhe me Berishën. Ndaj dhe shpalli zgjedhjet e pjesshme, kur kishte vite
që nuk i shpallte sepse i quante jo të ligjshme zgjedhjet e fundit vendore. LSI
as ka ambicie për këto zgjedhje as kandidatë, por i shpalli për të ndihmuar
Saliun që të marrë në kontroll opozitën dhe kështu edhe çifti Meta-Kryemadhi mund
të shpresojë për një stuhi më të dobët amerikane.
Por koha është një
aleat edhe i hajdutit Rama. Sa më shumë të zgjatë mbijetesa Berisha-Meta dhe
pandëshkueshmëria e tyre, aq më gjatë ai mbetet në pushtet dhe aq më e largët bëhet
mundësia për t’i ardhur rradha për të shkuar para drejtësisë. Ajo që e tremb më
shumë është një “makroproçes” i ish-qeveritarëve që do sjellë si rrjedhojë një “makroproçes”
të tij dhe oborrtarëve të tij.
Koha nuk është aleat
i njerëzve të ndershëm dhe të varfër të Shqipërisë, që detyrohen të shtyjnë
vitet në skamje ose të mbledhin plaçkat në nj bohçe dhe t’ja mbathin në vendin
e parë që mund t’i pranojë.
No comments:
Post a Comment