Sigurisht që jo vetëm vrojtues amatorë si unë nuk mund ta parashikojnë, por duket të vështirë e kanë edhe kancelaritë e fuqishme, të cilat kanë pas aparate të tëra inteligjence, analistësh, me siguri edhe spiunë në nivelet e larta në Kremlin. Por “pokeri” me vendet ku ka një sundimtar të vetëm është pak i vështirë për demokracitë perëndimore, të cilat janë të detyruara të jenë më transparente në ato që bëjnë dhe vendimet t’i kalojnë në disa zyra dhe vende. Putin megjithëse nuk i ka shumë të forta “kartat” e tij, mund t’i mbajë shumë pranë gjoksit sa askush të mos ja shikojë dot.
Po a kërkon vërtet Putin ta pushtojë Ukrainën?
Putin nuk ka asnjë dëshirë dhe as përfitim nga pushtimi i Ukrainës
veç humbjes. Luftërat zgjatin dhe kushtojnë jetë njerëzish, si dhe vlera
monetare ndaj një pushtim i suksesshëm i Ukrainës do sjellë si rrjedhim rënien
e popullaritetit të tij në Rusi dhe rënien e regjimit të tij.
Ai kërkon lëshimet maksimale nga ana e Perëndimit, që mund të
jenë njohja e prezencës së Rusisë në Ukrainën Lindore dhe dobësimin e
sanksioneve. As mosfutjen e Ukrainës në NATO, që kërkon me të madhe nuk mund ta
arrijë, ndaj e ka si kërkesa e parë për të nisur pazarin e marëveshjes. Dëshira
e tij e dytë është të “kallë frikën” në ukrainasit, në mënyrë që ata të ndjejnë
si ndikimi rus do jetë gjithnjë i pranishëm.
Ai zgjodhi këtë vit për këtë demonstrim të madh force edhe duke ditur problemet
e brendëshme të lojtarëve kryesorë- zgjedhjet ndërmjetëse në Amerikë dhe ato
presidenciale në Francë. Eshtë viti kur mund të marrë lëshimet më të mëdha nga
Perëndimi.
Nga ana e tyre, vendet kryesore të NATO-s nuk duan të ketë
një luftë, por njëkohësisht duke ditur që Putin po “bllofon”, janë të vendosur
për të bërë lëshimet më të vogla të mundshme. Ndaj edhe amerikanët, më shumë se
të tjerët, lajmërojnë për rrezikun e luftës në javën e ardhshme dhe nuk bëjnë
ende lëshime. Eshtë një luftë nervash, ku palët janë gati për një marëveshje,
por e duan në kushtet më të favorshme për veten. Rreziku I një lufte disaditore
ende ekziston, sepse nëse Perëndimi do e ulë shumë “stekën e lëshimeve”, Putin
mund të ndjehet i dështuar dhe se ka humbur autoritetin para rusëve. Ndaj, si në
raste të tjera krizash do arrihet një marëveshje, ku të dy palët të shpallin se
janë fitimtarë dhe të dashuruar me Paqen.
Le të arrihet një marëveshje pa u derdhur gjak njerëzish të
pafaj.
No comments:
Post a Comment