Thirrja e mësipërme është pjesë e jetës urbane të Korçës në vitet ’60 dhe ’70. Korça e saj kohe ishte një qytet provincial, i izoluar, që po humbiste dora dorës shkëlqimin e viteve ’30. Si çdo provincë më e hershme europiane, kishte pjesën e qyfyreve të njohura të qytetit, të cilat shpesh nuk ishin “korrekte” sipas standartave të sotme, por ekzistonin. Ishte një nga thirrjet ngacmuese që bëheshin nga adoleshentët dhe fëmijët ndaj Pandi Këndezkës, transportuesit të filmave të kinemasë së qytetit. Pandi ishte mbi të 50-tat dhe bënte një jetë jo të zakontë. Jetonte vetëm me vëllanë e tij edhe ai një personazh I çuditshëm, por që nuk ndjehej shumë. Thirrjet e përditshme ndaj Pandit kur kalonte me karrocën e tij metalike, të rëndë, të dorës për të marrë rrotat e filmave në agjensinë e autobuzëve ishin: “Pandi një!”, “Pandi dy” dhe pas disa përgjigjeve të kripura të transportuesit mbylleshin me “Këndezi majë plehut!”, që sillte edhe tërbimin e Pandi Këndezkës dhe qortimin e të rriturve ndaj nesh. Asnjëherë nuk kemi ditur se pse këto thirrje të thjeshta e tërbonin aq shumë të frikshmin e fëmijërisë sonë, Pandi Këndezkën.
Këtë më kujtoi sot kryeministri Rama në batutat dhe acarimet
e tij ndërsa depononte para Komisionit Hetimor të Çështjes së Inceneratorëve.
Rama ishte me të vërtetë një kokosh majë plehut stërmadh të incineratorëve, që
po i zhyt në m.. një nga një të gjithë qeveritarët e tij. Me arrogancën e një këndezi
të përlyer, ai përpiqj të fyente Tabakun, që për hir të vërtetës nuk ngjante me
ne, fëmijët që ngacmonin Pandin dikur.
Më vinte të klithja “Rama një!” dhe të dëgjoja përgjigjen që
do I vinte atij në majë të gjuhës: “Pi… i satëme dy!” sepse ishte po aq i acaruar
sa i shkreti Pandi dikur. Por Këndezka kishte të drejtë të inatosej, se nuk i bënte
keq njeriu, kurse Edvin Këndezka jo vetëm ka vjedhur nga paratë tona, por edhe
mundohet të tregojë se na ka shpëtuar nga plehrat që na mbysnin më parë.
Nuk dihet se si do përfundojë çshtja tragjiko-komike e “plehrave”,
që kanë vjedhur duke grumbulluar plehrat, por do më pëlqente që Peleshi t’ja
tregonte këtë “meselenë“ e Pandi Këndezkës, Kryeministrit tonë të nderuar, për
ta patur në arsenalin e tij të anekdotave dhe batutave.
Po e mbyll duke thirrur në dhomën time të punës : “Këndezi
majë plehut!”
No comments:
Post a Comment