Sunday, 4 December 2011

Vjeshte percjelljesh.

Ne me pak se 6 jave nga vdekja e Ramiz Alise, u larguan edhe Leka Zogu dhe Sabri Godo. Te dy me te rinj se Ramizi, bile Leka vetem 72 vjet. Perendia i ndjefte!
Po largohen edhe deshmitaret e fundit te permbysjes se madhe qe ndodhi ne jeten e Shqiperise ne vitet '40. Dhe jo vetem qe u larguan, por shumicen e te vertetave i moren t'i kene per naten e gjate te varrit.
Ramizi, edhe pse shkroi disa libra pas '90, asnjehere nuk tregoi te verteta, por vetem pjese te deformuara te tyre. Sabri Godoja k apreferuar te heshte, te mos shkrujaje kujtime, ose te perserite genjeshtra si ato te librave te tij "Skenderbeu" dhe "Ali Pashe Tepelena". Leka Zogu ndoshta as qe dinte te shkruante kujtime.
Perhere dhe me shume veshtiresohet dalja e nje te vertete te kulluar per ate qe ndodhi prej prillit 1939(kur u lind Leka Zogu) dhe Dhjetorit 1990, kur filloi fundi i sistemit diktatorial te ashtuquajtur komunist.
Ne shoqerine tone vazhdon te mbizoteroje kultura e genjeshtres. Edhe ne vitet e fundit te jetes, deshmitaret e ngjarjeve te medha, nuk pranojne te rrefehen ose bejne rrefime te genjeshtra. Eshte nje plage shume e madhe per nje shoqeri! Gati e pasherueshme. "Popullorce" e kishte shprehur Driteroi, kur thosh para nje jave,  qe nuk mund te shkruaj kujtime se duhet shkruar e verteta, por do me merziten shume njerez, ose do merziten familjaret e atyre qe kane vdekur. Nuk di nese kjo ka te beje me kulturen e popullit tone, apo me mungesen e kultures se PENDIMIT, apo frikes nga Gjyqi i Fundit.
Per genjeshtra ne kujtimet e Kadarese(femer) apo te Rames, po shkruajne te gjithe. Per to eshte me e lehte, se shumica e deshmitareve jane ende gjalle.
Kam lexuar vetem dy libra shqip me kujtime te cilat jane shkruar me zemer te hapur. Ato te Ekrem Vlores dhe te Petro Markos.
I pari i perkiste nje kulture gjermanike, ndersa i dyti kishte mbetur komunisti internacional i viteve '30-'40. Jane te vetmit libra ku mund te mesosh dhe t'ju referohesh per ngjarje qe lidhen me Shqiperine dhe me personalitetet shqiptare.
Pata fatin t'i lexoj, se m'i dergoi avokati im, qe u ftoh ne tajare ne Paris!
Tre deshmitare te historise, u mbuluan me dhe kete vjeshte. Bashke me ta dhe te vertetat qe dinin.

No comments:

Post a Comment