Tema eshte shume e gjere dhe ka shume vite qe trajtohet. Pesedhjet e ca vjet me pare, ne nje artikull te gjate ne Nentori, babai shkruante per cilesine e dobet te teksteve te kenges se muzikes se lehte, qe kishin vershuar ne fund te viteve '50. Ne nje kohe te shkurter, ishin shkruar kenget "Postieri", "Shitesja", "Minatori" "Skoda ime", "Tekstilistja", "Kamarieri", "Gjeologja" dhe disa te tjera, ndoshta me nje orientim nga lart, per te pasqyruar jeten e bukur dhe socialiste. Mes ilustrimeve per to, ndoshta me shume ndalej tek kenga "Skoda ime" me tekst te Aleksander Banushit, i cili i mbajti koken menjane tere jeten per te. Pothuajse i gjithe teksti me kujtohet edhe sot, kenga jepej se shume shpesh ne Radio ne vitet '60, por po ve disa vargje per te dhene idene "Nje raki, nje got liqeri/Qafsha ty shpirti ma do/Ta pij shpert se erdh togeri/Dhe menjeher me ljamero... dhe refreni: Tytyty bie buria/ Me ngadal se bagetia/ E kan mbushur rrugen plot/ Mos u trembni dhent e mia/Skoda ime ju do fort!"
Dhe keto vargje beheshin kenge, ose me mire kompozitoret kompozonin nje melodi te lehte dhe ju visheshin pastaj vargje nga artizanet e fjales. Vetem pas 20 vjet te botimeve te poezive te Lasgushit dhe Migjenit!
Sigurisht qe nuk eshte e lehet te kompozosh mbi nje poezi te mire. Ne te kundert do kishte qene shume e lehte. Kompozitoret do lexonin poezi te bukura dhe do frymezoheshin prej tyre. Ndaj edhe ne bote gjate shekullit te fundit ka pak kenge me tekste te poeteve me te medhenj.
Por kenget me te sukseshme jane ato te shkruara nga kantaautoret e lexuar, te cilet shkruajne edhe tekste te mire. Nje shembull i 20 viteve te fundit psh eshte "Karuzo " e Luco Dalles. Por ka edhe dhjetra te tjera te tilla per te mos thene qindra.
Shkas per keto rrjeshta, u be nje interviste e Devis Xherahut ne nje gazete shqiptare sot. Atje tregonte qe kengen e fundit te tij, e ka kompozuar Paola Kondakciu(e shoqja) dhe i jane veshur fjalet e Jorgo papingjit. u tmerrova, se mendoja qe pas 40 vite si teksist kengesh. Papingji do dint ete shkruante me mire. Vargjet me kishin "bllaftarisur" kur e degjova kengen per here te pare. Me erdhi keq se muzika ishte e ndjere dhe e bukur, ndonese me kujtonte dicka te degjuar me pare. Po teksti...Oh my God! Me i keq se tekstet me te keqija te ABBA-ve. me te cilat qeshnim disa jave me pare me Erisen. Nuk jane vetem naive dhe te rendomta! Jane bajate! Te vjen me mire ta degjosh kengen ne variantin italisht.
Nuk jane te vetme....edhe Shakira kendon "me keto gjinjte e mij te vegjel..."
No comments:
Post a Comment