VITI I "KIAMETIT"
Ka disa vite, qe ne fund te vitit vras mendjen se cdo ndodhe vitin qe vjen me pas ne Atdhe. Jo nga qe jam patriot i thekur, por se ndonese me pak personazhe politike, ngjarjet ne vend, qe lidhen me politiken jane sa te cuditshme aq edhe te paparashikueshme. Nuk e vras mendjen se cdo ndodhe ne Kanada, se nuk di c'behet dhe me duket si monotone jeta politike(pardje konstatova, qe nuk di cili eshte Ministri i Jashtem).
Viti 2012, sipas kalendarit Maja do jete viti i "kiametit" me nje ndryshim katastrofik ne fund te dhjetorit. ("Do kalojme ne nje dimension te ri" do theshte nje mikja ime nga Vlora e shquar per optimizmin dhe fantazine.) I "kiametit" apo jo, ne shqiptareve nuk na ben shume pershtypje. Vitin qe vjen behen 100 vjet nga formimi i shtetit shqiptar dhe vite "kiameti" kemi pare shume (ne mos kane qene te tera).
Mbreme, e pata shume te veshtire te parashikoja cdo ndodhe vitin qe vjen ne Shqiperi. 5-6 aktoret kryesoje jane aq irracionale, emocionale, demagoge, te coroditur, reaktive, jolargpames, te implikuar sa cdo gje mund te ndodhe. Me ne fund, per te kaluar nje gjendje halucinative, qe ndihmon per te pare gjera qe nuk do ndodhin dhe per t'ju afruar mendjeve te Berishes, Rames, Xhozit e Nanos, vura doren mbi nje nga pllakat e nxehura te stofes dhe e mbajta me mundim per 3 minuta e gjysem. Ja c'pashe:
- Qafbulli pas shume perpelitjesh i shpetoi perfundimisht kasapeve dhe u leshua livadheve te shelleret me buallicen e tij Kryemadhe.
- Monstra e dale nga Vici i ben gati kularin ta fute Qafbullin ne tufe, por ai hedh vickela dhe duke pallur kerkon t'i japin Kryestallierin.
- Struci budalla qe do te fluturoje, nxjerr koken nga rera kur degjon te pallurat dhe prapushit krahet e shkurter.
- Laraska me dialekt fluturon mbi kokat e te gjitheve duke "çrraçrrarritur" pa pushim.
- Gamilja pa gunge qe ecen gjithnje ne mes te rruges lyhet kuq e zi.
- Qafbulli duke u hedhur nga nje qoshe ne tjetren shkaterron stallen. Ne horizont duket shqarrthi dembel qe vetequhet "Konti i MonteKristos" dhe mer persiper ta ndertoje po ti jepet pa qera per 5 vjet. Monstra e dale nga Vici dhe Struci Budalla kundershtojne. Gamilja pa gunge, neper gjume konfirmon prishjen e stalles.
- Te gjithe merzene dhe me pas marrin traret e kalbur per ta ringritur. Zevendesin e Iguanes se vdekur e perjashtojne per dembelizem. Kulmi nuk mban dot as Monstren e dale nga Vici, as Strucin Budalla, as Qafbullin, as Larasken me Dialekt, as Gamilen pa Gunge, as Shqarrthin Dembel. Mundet vetem Tartabiqin e Perjashtuar po asnje nuk do ne kulm nje Tartabiq. E prishin dhe e riprishin, per ta prishur serish.
Ja c'ben e nxehta. Ne 3 minuta e gjysem pashe kaq shume dhe s'pashe asgje.
No comments:
Post a Comment