TE GJITHE NE, DISIDENTET.
Koha kalon dhe çdo ditë e më tepër njerëzit e ndjejnë veten disidentë. Para disa vitesh, po më mbushej edhe mua mendja gradualisht, që në njëfarë mënyre kisha qënë disident, se më kishin thyer notën në sjellje më 1976, donin të më përjashtonin nga rinia më 1977 dhe më 1 maj1983, Sekretari i Partisë i fakultetit më pati thënë: "Sh'ke shurrat ti të parakalosh para udhëheqjesh!"
Më shpëtoi një telefonatë e një shoku, i cili pak a shumë më kujtonte se në universitet unë dhe ai kishim qënë thuajse disidentë. "Mblidhe mendjen Naum!" i thashë vetes, se nëse edhe ky ka qënë gati disident atëhere dhe ti s'ka se si të kesh qënë. Ke qënë thjesht Nume dhe aq!" I jati i shokut tim doli në pension si sekretar partie i një instituti dhe si mësova para disa kohësh, edhe shoku im kishte bërë lutje për të hyrë në Parti në fundin e 1988!
Po pse ndjehemi kaq disidente e marte e mira?! Se jam i rrethuar nga disidente- do i pergjigjej kesaj pyetjeje Stavri Macoku.
Te jesh disident politik u dashka te kesh qene kundershtar aktiv i shtetit ose ideologjise. Une s'kam bere gje hapur as kunder shtetit dhe as kunder ideologjise. Kam perfunduar vetem nje here ne polici dhe me kane mbajtur 6 ore, po se deshim te hynim dy vete me nje bilete ne Pallatin e Sportit ne nje ndeshje kunder Dinamos!
Nga c'ja kisha vene veshin materializmit dialektik me dukej se e spjegonte boten per bukuri dhe Komuna e Parisit as me entusiazmonte dhe as me dukej e keqe. Kisha kuptuar(ose me kishin thene) qe 90% e udheheqjes ne rreth ishin te pazote dhe arrogante, po nga Byroja Politike nuk kisha rastisur te degjoja ndonjerin se sa mend kishte. He po, i ndjeri Beqir Balluku sepse me dukej si kopan, po kjo ishte nje pershtypje qe e kisha per shumicen e ushtarakeve.
Tani lexoj neper gazeta disidencen e Helena Kadarese, te ciles i thyenin xhamat e apartamentit dhe i therrisnin qe e kishte te shoqin agjent te Mehmet Shehut dhe them "Ja keta jane njerez qe e kane vuajtur sfiden qe i benin pushtetit!" Ne nje gazete tjeter, mesova se po mos e kishte paralajmeruar Saliu, Mehmet Elezi nuk do ishte me mes nesh, se ne nentor 1990 Sigurimi do e permbyste makinen e tij ne Qafe-Krrabe! Sa i vogel me duket vetja para Mehmetit, kur ato dite une rrija pas Ligor Papes, qe ne mes te baltes me bente kallepet e themeleve te shtepise.
Disident tani eshte Bujar Hudhri bashke me dajon e tij Hekuran Isain, Koco Kokedhima bashke me Fatmir Xhafajn, Besnik Mustafaj bashke me Prec Zogajn dhe te gjithe me rradhe, ata qe shkruajne kujtime per "te zite e ullirit qe kemi hequr nen Diktatorin". Edhe Zeusi i vertete, nuk do i kishte rezistuar dot sfides te gjithe ketyre disidenteve, jo me gjirokastriti nga Palortoja, qe ne fund te fundit nuk kishte trasheguar as para dhe as pushtet nga njeri tjeter.
Njeriu eshte nje qenie vertet teper komplekse. Tek ai ka pjese edhe per disidentin dhe per konformistin, per dembelin dhe te sakrifikuarin, anarkistin e te disiplinuarin, djallin dhe engjellin, zuzarin e te perdelluarin, bujarin e qylaxhiun, besimtarin dhe ateistin, e plot e plot te tjere.
Qellon vetem qe ne fshehim konformistin, anarkistin, dembelin, djallin, zuzarin, qylaxhiun, ateistin dhe nxjerrim ate grimce te te sakrifikuarit, disiplinuarit, perdelluarit, besimtarit, bujarit per t'i rrjeshtuar ne kujtimet apo ne CV-ne tone. Dhe kur ndrohet sistemi, shpalosim ate, grimcen me te vogel, e cila ka dashur shume njohuri dhe trimeri- DISIDENCEN. Nuk ka qene e pamundur te na shkonte ndermend gjate 30 viteve nen Diktature. Dhe e amplifikojme. Se jemi Disidente!
No comments:
Post a Comment