Monday, 5 December 2011

Vdiq Sabriu po kush mbeti?

Ne me pak se dy muaj, Shqiperia mbeti pa Mbret, pa Ramiz dh e pa Sabri!
Sigurisht qe te vjen ndermend elegjia e Cajupit per Naimin, e cila mund t epershtatet lehte per ramizin dhe sabriun, por jo per Leken, i cili nuk meret vesh nese u pagezua si katolik dhe nese ishte thjesht Lek apo Aleksander.
Sidoqofte, le te themi Vdiq sabriu po kush mbeti? Si Sabriu s'ka te tjere!
Ne nje post-mortem te perbashket per Mbretin dhe Sabriun, autori i biografise se E.Hoxhes, Blendi Fevziu, pasi rreshtonte meritat e Zogistit Leke dhe anti-zogistit Sabri, shkruante qe kur Sabriu ishte 13 vjec e gjysem, Nako Spiru i kisht embushr mendjen te bashkohej me Luften nac-clirimtare! Duhet te ishte viti 1943 dhe Nakua, kishte zbuluar ne adoleshenti Sabri, politikanin e ardhshem e te vyer!
Janulle volla!
Po c'te mira i solli Sabriu Shqiperise vec shkrimit te nje libri ku ngrinte ne qiell "Luanin e Janines" dhe nje libri tjeter, ku genjente per Skenderbeun?
Ne vitin 1985, pasi ju refuzua nga Nexhmija, kerkesa per te shkruar nje biografi te Udheheqesit te Lavdishem, Sabriu shtynte ditet e fundit ne krijimtari te lire, ose kishte dale ne pension duke perfituar edhe nga vitet si oficer i Ushtrise Popullore(Dhe ishte oficer madhor Sabrift, pa le te thote Fevziu, qe punonte ne tregeti). Pas krijimit te Partise demokratike, se bashku me Vangjush Gambeten formuan Partine Republikane. U fol qe ishte e krijuar me porosi te Ramizit, per te ndare opoziten dhe nuk eshte cudi, po te gjykosh per lidhjet e vjetra te Ramizit me Gambeten dhe Sabriun dhe sisomos qendrimin e ketij te fundit pro-Ramiz ne zgjedhjet e para pluraliste. Partia e tij, edhe pas vdekjes te gambetes, ndonese e pozicionuar si parti konseratore, nuk pati kurre mbeshtetje ne elektorat, pikerisht per qendrimet jo konseguente te "nuselales" Sabri Godo. Ajo nuk isht et emblidhte rreth saj as ish-pronaret, as Camet dhe as pjese te tjera nacionalistesh, megjithese Sabriu paraqitej si nacionalist i thekur dhe anti-grek e anti-serb.
Pas disa diskretitimeve, Godo i la ne dore Partine fatmir Mediut, nje politikani tjeter te paskrupullt, qe nuk di as vete ne eshte i Majte, i Djathte apo i Qendres. Dhe ne prag te 21 vjetorit te themelimit te saj, Partia mbetet pa Presidentin e nderit, me nje deputet-minister dhe me Myrveten, kryetare te Partise per Tiranen dhe Vangjushin e Kaliroit, kryetar te Partise per Korcen.
Pra veret e humbem sabriun por kemi te tjere!

No comments:

Post a Comment