Ditet e atij nentori, ishin te gjata dhe shume te shkurtra gati per te gjithe. Njerezit prisnin me ankth arrestimet e para me rendesi pas internimeve. Kishin ndodhur disa, por ishin arrestuar jo njerez shume te njohur ne qytet dhe fjalet nene ze, te hapura me siguri nga Dega e Brendshme dhe Komiteti i Partise, ishin qe ende nuk ishte kapur "banda e parrullave". Deri sa u arrestua Kico Venetiku me te motren, familjet e mesuesve te internuar, ishin me te njohurat ne qytet. Dhe te gjithe e dinin, qe Kolacet, Merlikat e te tjeret, nuk kishin ngritur as gishtin kunder pushtetit, te cilin mbase dhe nuk e donin.
Arrestimi i ish drejtuesit te Orkestres Frymore te qytetit dhe mesues muzike ne shkollen "Tefta Tashko" ishte e papritur dhe e peshtjelle me shume mister, per vete natyren e te arrestuarve. Kicua ishte nje njeri i nderuar, por jo i shoqerueshem. Dinte disa gjuhe te huaja dhe ishte edhe nje matematikan i lindur, por nuk dihej shume rreth jetes se tij private. E motra, me te cilen jetonte, ishte akoma me pak e njohur dhe nje figure disi e pershtatshme per te qene agjente e huaj.(Nisur nga librat dhe filmat e bllokut lindor, qe kishim lexuar e pare deri ate kohe per grupet e agjenteve imperialiste.) Vete, kisha nje lloj respekti te perzjere me frike per Venetikun. Nuk e kisha pare kurre te buzqeshte, neper korridoret e shkolles, apo kur drejtonte Banden e Muzikanteve Rome(e vetmja bande qe drejtoi ne jeten e tij i shkreti, ndonese u denua me 25 vjet per organizim bande). Por e dija mire, qe kishte ndihmuar ne matematike, shokun tim, Taqken e Patros, i cili nga nje nxenes i dobet i klases se shtate, filloi te ishte me i miri ne algjeber, saje metodave te Kicos, te cilat ne nuk i mesonim ne shkolle.
Te pasnesermen e arrestimit, Taqka po me priste para shtepise kur dilja per ne shkolle. Ai ishte ne vitin e dyte te shkolles Industriale, por kishte dale te me theshte dicka. "Kane rrestuar Fredi Bitincken"-me tha dhe une mbeta pa fjale. Nuk arrita as ta pyesja si dhe nga e dinte. Ndenjem edhe pak pa folur duke pare njeri tjetrin dhe duke menduar "c'behet keshtu?" dhe u ndame per te shkuar sejcili ne shkolle. Me Fredin, kisha ruajtur maredhenie shume te mira edhe pasi kisha mbaruar 8-vjecaren dhe ai me trajtonte mua dhe disa nga shoket e mij, gati si te barabarte, ndonese ishim 16 vjecare. Po mundohesha te kujtoja rrembimthi, muhabetet qe kishim bere, dhe se sa larg kishim shkuar me komentet rreth filmave, marrezive te aksioneve apo sportit te huaj. Po mendoja(mbase si cdo adoleshent qe do te vihet ne qender te nje aksioni)se shpejt do me therrisnin dhe mua ne nje zyre si e drejtorit te Shkolles dhe njerez te tjere, qe perfaqesonin Autoritetin do me pyesnin me ore te tera e une do rezistoja. Fredi nuk ishte ne shkolle dhe u binda qe ishte e vertete. Vite me vone, ai do me tregonte, qe vertet e kishin thirrur dhe e kishin pyetur me ore te tera, por asnjehere nuk kishte ekzistuar rreziku i arrestit.
Arrestime te tjera vazhdonin te beheshin dhe njerezit filluan te kuptonin se Dega s'kishte gje ne vije me Parrulleshkruesit. Ishte terror i organizuar mire, i menduar mire dhe i ekzekutuar sistematikisht me arrestime te bujshme ne publik. Nje mesues tjeter i njohur, u arrestua ne Shtepine e Pionierit, ku bente kurse te zdruktarise. Faji i vetem, vellai i nje gjenerali te arrestuar me pucistet dhe nje serbe per bashkeshorte. Pa bere asgje u arrestua Jani Gjinoja dhe familja e tij nuk vojti tmerresisht, vetem ne saje te karakterit te forte te te fejuarit te vajzes, basketbollistit dhe inxhinierit Zhani Zengo. Arrestimin e tij e beri vete kryetari i Deges, Rakip Hoxha, qe duhet thene qe qelloi ne mes te asaj vorbulle pa qene ne katilat e Ministrise se Brendeshme, por nder me liberalet. Po makina e tmerrit ishte kurdisur mire dhe askush mund te bente dicka, qofte edhe nje liberal si Rakipi(i cili ndoshta trembej per vete ne ato kohe).
Brenda muajit nentor, kapaciteti i qelive te izolimit ne Dege ishte kaluar me te gjithe te dyshuarit si propagandiste kunder rregjimit. Mbase gjysma e qytetit, dridhej kur degjonte porten qe trokiste heret ne mengjes ose naten. Ndoshta gjysma e kesaj gjysme, tmerrohej kur shihte ndonje gaz sovjetik, qe i kalonte ngadale prane. Kostumsat me jaka te bardha jashte dhe pa kravata, ishin sunduesit fuqiplote te qytetit. Me siguri, me zuzaret prej tyre, po shtinin ne dore plot gra te trembura.
(vijon)

No comments:
Post a Comment