TI
Përse më detyron të betohem,
E në gjunjë të bie gjithë përdëllim?
Ti trembesh nëse largohem;
Tmerr ke nga i pashmangshmi afrim.
Vec do të dish a ndjej c'ka shkruaj
Se sytë s'i ke pranë t'i lexosh
Këtë të mësoi dheu i huaj,
"Prek dashurinë, ta besosh".
E unë nuk dua t'ja di për dyshimet
S'dua në më do të di
Tek ti më sjellin agimet
Mbrëmjet më zbresin tek ti.
Mendjen kam lënë të lirë
Për flladet,
Shirokun,
Shtrëngatën
Në gji të të vijë për të pirë
Mes këmbësh të kalojë natën.
Dhe nëse ti e dëbon
Se nuk je e sigurt se të dua
Nga pas ka për t'marë dhe tënden,
Të mbetet gjithmonë me mua.
No comments:
Post a Comment