Po ve me poshte vargjet qe shkrova ate mengjes, ne vend qe te punoja per projektin qe kisha ne dore.
SHPERNDARSJA E SHTYPIT
Ajo nxiton mes erës
Ftohtësisë së njerëzve,
Akullimit të frymës
Me duart rreth letrave pështjellë,
Që fort i shtrëngon,
Sikur mban foshnjën që i morën atë të djelë
Të djelën në të ndryshkurin vagon.
Ngutet,
Sytë ngulur në një pikë larg,
Në diellin e rinisë së marrë,
Kur me epshe marinarësh
Mundohej të blinte të nesërmen;
Kërthiun tek dëgjonte duke qarë
Rrëmbimthi rregullonte veshjen.
Pastaj e djela me shi
Kur pikat gjithë ndryshk,
Si lotë të përgjakur,
Binin nga e vagonit mbulesë;
Dhe burrat fytyrvrejtur,
Që tërhiqnin të voglin e mardhur,
E bashkë me të
Të fundit shpresë.
Cilat të reja shpërndan dyerve
Gruaja e thinjur, fytyrëzbehtë?
Gjithshka ka ndodhur,
Asgjë nuk zhbëhet,
S’ka më çudira në këtë jetë.
Hapat shpejton në mes të turmës
Pa pritur më për mrekulli,
Nuk mund të gjejë ç’ka humbi udhës
Atë të djelë,
Ndryshkur në shi.
No comments:
Post a Comment