12 Judat e Berishes
Mar shkas nga thirrjet nën zë, që Berisha i drejtonte ne nje Kuvend te PD Eduard Selamit, kur i veni ne krye te PD-se nga Berisha i ishte kthyer kunder. "Judë...Judë...Judë"përsëriste njeriu më i fuqishëm i vendit, drejtuar një djaloshi qimedirsur, që mendonte se diplomimi në filozofi e bënte një udhëheqës të natyrshëm të forcës politike antikomuniste. Selami sa i kishte shërbyer Berishës për të hequr qafe një tjetër kundërshtar, Petrit Kalakulën. Kalakula ndoshta ishte i vetmi në krye të PD-së, që i kishte kundërshtuar Berish]s për arsye parimore dhe nuk u rikthye më në PD. "Judat" e tjerë, njëri pas tetrit, kush më parë e kush më vonë, u rikthyen dhe lëpinë cdo gjë që kishin pështyrë, duke i dhënë garanci njeriut nga Vi]idoli, që Vendi i Shqiponjave mund të sundohet lehtë po të kesh t'ju hedhësh nga një copë kërmë.
- Neritan Ceka. Arkeologu i krekosur, ishte i pari në rradhën e "Judëve", që tradhëtojnë kthehen, largohen dhe vinë sërish për hir të interesave të larta të Atdheut. I larguar në mënyrë demonstrative në dhjetor 1991, pasi Berisha prishi Qeverinë e Koalicionit(nga të paktat veprime politike të sakta të Saliut) duke premtuar që nuk do merej më me politikë, Ceka kërceu nga një krah në tjetrin duke përfunduar sërish pranë Berishës, por jo më si nënkryetar, po si këshilltar i tij duke u munduar të rrëmbejë ]'të rrëmbejë nga "trashëgimia kulturore", së bashku me kunatin e tij, delenxhiun Apollon Ba]e.
- Arben Imami. Pedagogu i dramës në Institutin e Arteve, e ka patur tepër dramatike karrierën e tij prej "Jude". I larguar nga PD-ja në verën e '92 bashkë me një dorë tjetër karrieristësh, që mendonin se vetëm ata mund të bëheshin ministra, pas disa vitesh në një parti "elitare", 6 dhëmbësh të thyera dhe disa postesh në qeveritë e majta, përfundoi sërish pranë Salift, si shef kabineti e tani si ministër.
- Eduard Selami. Pedagogu i estetikes ne fakultetin e Filozofi-Juridikut, nuk u rikthye me ne gjirin e PD-se pas "tradhetise", jo se eshte me i mire se te tjeret, po se qendroi ne SHBA.
- Aleksandër Meksi. I diplomuar si inxhinier ndertimi dhe me eksperience studiuesi te ndertimeve, Meksi ishte nje nga pergjegjesit kryesore te mosgoditjes se firmave piramidale dhe krizes financiare qe solli kaosin e 1997. E braktisi Berishen vetem kur s'kishte mbetur thuajse askush prane tij.
- Izet Haxhia. Ish-studenti i Mjekesise nga Tropoja, ka qene per nje kohe te gjate bodigardi i Berishes dhe njeri i njohur per intriga dhe influence ne PD. Spikat mbi 'Judet" e tjere, se u perfshi ne nje tradheti "te paster", qe solli vrasjen e Azem Hajdarit.
- Spartak Ngjela. "Tradheton" shpesh jo se eshte "Jude" i lindur, por kujton se eshte "Lider" i lindur. Faji nuk eshte i tij qe nuk behet dot Lider, por i ndjekesve qe nuk arrijne ta kuptojne. Duket qe pas incizimit qe i beri Saliut nuk do kete ribashkim me te.
- Prec Zogaj. I diplomuar per Gjuhe-Letersi, redaktor, poet dhe bashkepunetor Sigurimi, ka patur nje histori "dashurie" me Saliun me disa perqafime dhe ndarje. Perkohesisht eshte ne periudhe ndarjeje.
- Genc Pollo. Keshilltari i Berishes, i diplomuar ne Histori dhe ndihmes i Cekes ne Institutin e Arkeologjise, shijoi ne heshtje pastrimin e rruges drejt kreut te PD-se duke mbeshtetur Berishen edhe pas 1997.
- Tritan Shehu. Mjeku reanimator pati nje karriere te shkelqyer prane Berishes, shume me teper se sa kishte aftesi duke u bere deri Kryetar i PD-se.
- Frrok Cupi. Ish gazetar i "Zerit te Popullit" dhe bashkepunetor i Sigurimit. I larguar shpejt duke qene i pakenaqur nga Berisha dhe ishte nje nga gazetaret me luftarake ndaj tij deri ne vitin 2003 kur mbeti i pakenaqur nga krahu tjeter dhe u hodh ne krahet e Fahri Balliut.
- Mero Baze. Ndoshta i diplomuar per Gjuhe-Letersi, gazetari nga Tepelena ka qene besniku me fanatik i Berishes deri ne vitin 2007, kur nuk arriti te merte dot tenderat qe mendonte se i takonin. Kishte mbrojtur hapur ne nje liber Berishen per ngjarjet e vitit '97, per te cilat tani nuk po le gje pa thene te provoje te kunderten.
- Bamir Topi. Ndonese i fundit ne liste, Presidenti i sotem nuk eshte me pak "Jude" ose i parendesishem se te tjeret. I mbajtur ne poste me rendes ne Parti dhe Qeveri per shkak te besnikerise te palekundur ndaj Saliut, me 2006 u be Presidenti i vendit. Si te gjithe te katapultuarit, kujtoi se ishte fryt i aftesive dhe gjenialitetit t e tij dhe ne me pak se dy vjet u be armik per vdekje i ish- shefit te tij. Pritet qe meria e tyre te zgjate dhe mos kete nje afrim te tipit Imami-Ceka-Pollo-Ruli etj.etj.
Mund te kete edhe te tjere "Juda" qe jane larguar , afruar, kane vene sterkembza te tjereve dhe jane goditur pas shpine. E megjithate Saliu ka mbetur i patundur edhe pse nuk ja fali njeri postin e pushtetin. Ai ka njohur me mire se kushdo tjeter, se si duhet te sillet me kete taborr "Judash". Per te keqen e vendit qe i ka nxjerre!
No comments:
Post a Comment