Monday, 5 December 2011

Vazhdojne dritaret e konviktit te vajzave.

DRITARJA 416


E vrejtur?
            Qortuese?
Edhe ti mikja ime e mirë?
Nuk di ç’të të them.
Ai iku.
            Sytë ulur i mbante.
Ta ndjek
            Nuk kam dëshirë.

Pas pak yjet do fshihen
E në fytyrën e tërhequr pas të qiellit,
Pa rrudha,
Do mbetesh vetëm ti
Si një buzëqeshje e ftohtë.
E shpirtin tim nuk e tërheq më udha,
Nuk i besoj të tijat lotë.

Sa e vetme jam
Në këtë pritje agimi,
Brrylat mbështetur në dritare.
Prit…
Shoh dhe të plot drita.
Të tjera si unë hënës i falen,
Në fjetoren universitare,
Atje ku gjumi rrallë vlen,
Ku dashuritë kurrë s’ndalen.

No comments:

Post a Comment