Sunday, 4 December 2011

Perseri per kujtimet.

Sot lexova nje pjese te kujtimeve te Besnik Mustafajt, per ditet e para te dhjetorit '90, qe duken me pak te deformuara se kujtime te te tjereve. Megjithate ndjej qe edhe midis rrjeshtave te tij ka gjera qe s'thuhen ose qe ndryshohen me marifet. Megjithate, ndoshta eshte aq i zgjuar sa te mos shkruaje gjera qe t'i pergenjeshtrojne te tjeret.
Dje kalova thuajse gjithe diten me nje mik te vjeter. Ishte nga ata pak njerez, qe i besonim njeri tjetrit prej 1984 per te folur kunder atyre qe ishin ne fuqi. Kujtuam me te disa t enjohur, per te cilet mesuam pas '90, qe kishin qene bashkepunetore te Sigurimit. E megjithate, edhe mua, por me shume ate, nuk na kishin denoncuar per te na mare me qafe. ose ndoshta, pas 1982, gjerat kishin ndryshuar dhe nuk futeshin me njerez per agjitacion e propagande. Miku im, me te cilin jam njohur qysh me 1977, por jemi bere miq pasi mbarova universitetin edhe pse nuk eshte i paduruar si une apo luftarak, i urren ata qe tregojne te tjera gjera nga ato qe kane ndodhur ne te vertete. Dikush mund te thote, qe te gjithe indinjohemi kur nuk tregohet e verteta, por nuk eshte ashtu! Ka njerez qe nuk ju pelqen e verteta. Ka te tjere qe ju pelqejne te verteta te caktuara. Ka edhe te tille qe jane genjeshtare patologjike dhe kane po aq te verteta sa duan njerezit te cilet ja u tregojne. Njoh psh nje teknike ndertimi, qe eshte tani diplomate ne NY dhe mikeshe e Liri Berishes, e cila te njeten gje, pa pike interesi , mund ta tregoje ne 5-6 variante te ndryshme, ne varesi te auditorit.
Po le te kthehemi tek Besnik Mustafaj, i cili rrefente trimerite e Azem Hajdarit dhe Sali Berishes ne ditet e Dhjetorit 1990. Per te qene i sinqerte, kishte momente, ku vertet ishte pershkruar mire dhe ndjere atmosfera e atyre diteve. Ndjeva vertet emocion dhe mu kujtuan netet, kur degjonim Zerin e Amerikes, per te mare vesh se c'ndodhte vertet ne Tirane. Edhe pse dukej qe kur hyne njerezit ne ambasadat, qe renia do ishte e shpejt, per shkak jo vetem te urrejtjes popullore, por edhe te gjendjes bosh te arkave te Shtetit, perseri, duke jetuar nen nje Diktature te eger dhe te ndjere si te braktisur nga Perendimi, nuk ishim te sigurt se kur dhe si do ndodhte. Kishte shume qe theshin se Bota ne do na lere si Kuba, per t'ju treguar popujve se ku te katandis komunizmi!
Ajo qe fsheh qellimisht Besnik Mustafaj, eshte ngritja e ketij grupi tropojanesh, ne krye te levizjes kunder komunizmit. Dhe te gjithe ishin antare partie ose te ardhur ng afamilje te lidhura me partine. Une e perjashtoj ndikimin e Kosoves, sepse te gjithe kosovaret nuk ishin te interesuar per rremujera ne Shqiperi. Me perjashtim te Rexhep Qoses, shume ishin shprehur, qe futja ne ambasada ishte nje veper e serbeve, per te larguar vemendjen Boterore nga shpallja e Republikes se Kosoves ne te njejten dite!
E nga nje komunitet shume i vogel tropojanesh ne Tirane, dalin tre personalitete shume te rendesishem ato dite te Dhjetorit! askush, as Besnik Mustafaj nuk permend me te rendesishmin tropojan ne Tirane e fundit te viteve '80. Mehmet Elezin. Nga Sekretar i Pare i rinise, Elezi ishte kthyer ne nje nga ndihmesit kryesore te Ramizit, per te sjelle nje fryme me liberale por dhe mbeshtetje veriore per Aline. Mik i ngushte i Berishes dh e Mustafajt, Elezi mbeti i menjanuar qe prej vitit 91, por i paprekur dhe ne pozita shteterore shume t emira. Berisha e kishte shperblyer mikun dhe ndoshta edhe lancuesin e karrieres se tij.
Mustafaj tregon se me mire nga te gjithe, Berisha kishte kuptuar momentin e duhur dhe se si duhej vepruar?! Nuk di sa e vertet eshte kjo, se deri ne vitin '97, kam menduar qe Berisha ka qene shume emocional por aspak i arsyeshem, intrigant por jo me vizion, me vullnet por jo nje mendje brilante. Shume me inteligjent dhe largpames ka qene Enver Hoxha, i cili edhe pse 33 vjet, me hyrjen e BS ne lufte, kuptoi se ne c'krah do shkonte e ardhmja e Ballkanit dhe u rrjeshtua ne nje krah fitues dhe ja doli mbane te konsolidohej ne krye te tij edhe pa qene komunist me pare.
Solidaritet tropojanesh!
Eshte veshtire t'i cash! Duhet vetem t'i lesh te vrasin njeri tjetrin, si bene me 1998 Gjinushi me Klosin!

No comments:

Post a Comment