Nuk e them per te mburrur, po ne shqiptaret paskemi qene xhins gjenijsh! Sa na u dhane mundesite ne Token e Premtuar dhe genet tona, qofshin prej kungujsh apo prej kungulleshkash, shperthyen ne kolegjet dhe universitetet e panumurta qe ka ne Ameriken e Veriut. Te gjithe te paret! Bile edhe ne nje kolegj ku ka te themi 5-6 shqiptare ne te njejten klase, te gjashte jane te paret! Eh te ishin gjalle Skenderbeu dhe Ali Pashe Tepelena e te gezoheshin me xhinsin qe lane pas!
Dy paragrafet e meposhteme jane nga e njejta leter, po suksese te tilla te femijeve mund t'i gjesh sa here qe takon nje bashkeatdhetar nga ata te brenda kufijve. (Kosovaret jane me koketrashe!)
"...Ne jeten familjare nuk kam ndryshime sociale. Vajzat po ecin shume mire me shkollen. E madhja pervec universitetit punon ne bashkine e Torontos qe prej tre vjetesh si administratore dhe ka nje te atdhme te sigurt ne goverment. Jam i bindur se nje dite do jem krenar per cfare u kam dhene dhe cfare ato do japin per jeten e tyre.
E vogla eshte cilesuar si nje talent i madh ne acting. Erdhen nga Los Angelo dhe u vleresua talenti me i mire ne konkurim dhe fitoi te drejten te shkoje ne Hollywood me nje te ardhme ambicioze me shume benefite! U menduam gjate dhe pas shume dilemave vendosem te gjithe perkohesisht te mos shkojme sepse ne nuk e ndjekim dot pas ne kete moment dhe ajo nuk do te ndahet nga ne. Pas kaq kohesh perpjekje Toronto na eshte bere shume e dashur, po shijojme frytet e perpjekjeve tona..."
Une e lexoj 1 here ne 6 muaj kete leter se me jep force te perballoj veshtiresite e kurbetit. Deri tani eshte bere nje dyzine me lexime, po vazhdon te jete po aq e fresket sa edhe para 6 vitesh. Sigurisht, qe sukseset do jene shtuar, por ende nuk na ka rene ne dore vellimi 2 dhe deri atehere duhet te vazhdojme e te merremi me te parin.
Ndodh nje dukuri e pergjithshme me emigrantet qe kane levizur me gjithe familjet. Koha e gjate ne pune dhe ne makine, shembulli i vendasve, lenia e te dashurave ne memedhe bejne qe burrat shqiptare te ndryshojne hyqet. Rrallojme duhanin se nuk dalim dot shpesh jashte vendit te punes, thuajse heqim dore nga alkoli se nuk mbetet kohe dhe kemi friken e policise, si dhe behemi mjeshtra BBQ-sh. Me nje fjale nuk jemi me ata "machot" e Atdheut qe dergjen kafeneve ose zyrave te basteve. Behemi si te thuash "per tu pire ne kupen e hudhrave"! Me te miret "prej nesh" kane edhe nga nje qen, qe e nxjerrin dy here ne dite shetitje, po keta jane me te paket.
Po si cdo gje e mire, qe shoqerohet edhe me dicka tjeter jo dhe aq pozitive, tregojme nga keto meselete e mesiperme, qe me pare kane qene monopoli i grave. Letra qe po shtjellojme eshte pikerisht nga nje prej nesh qe ka lene alkolin dhe duhanin. Ja c'shkruan ne te njejten leter per gruan e tij te dashur:
"...A..... eshte rregulluar me pune si assisstante managere ne nje company ushqimore, pasi mbaroi colegje pas colegjesh me perspective per me lart dhe me benefite shume te mira. Nuk ka ecur si do deshim ne lidhje me shendetin, por gjerat kane ndryshuar per mire kohet e fundit dhe ne po dalim edhe me te forte pas veshtiresive qe na dolen perpara. Ketu duke qene me nje mentalitet tjeter, check up-et e rregullta nxjerrin ne pah shume tendenca te organizmit dhe parandalohen shume semundje. Doctori te con ne specialisti per ndryshimet me te vogla qe shikon ne treguset e analizave! Jemi ne duar te sigurta. Do jetojme shume gjate me kete kujdes mjekesor qe kemi ketu."
- Prit te vdes une ne keto duar qe kemi rene!- tha nje e moshuar tjeter kur degjoi kete paragraf.
Meqenese u apasionuam shume pas BBQ-ve dhe bankat ne kohen e flluskes te "mortgages" te jepnin kredi sa te doje, ne, emigrantet bleme shtepi, ose me mire futem kokat ne ca kredi marramendese(kete epitet e pelqen shume Lideri i gjate i Anas) dhe u beme me tapi. Sigurisht qe marja e tapise eshte gje me rendesi dhe prandaj duhet edhe nje dore e mire me para per Noterin qe ta jep tapine, por ama ndjehesh i lumtur nen catine tende me leter katrama dhe i rrethuar nga mure gipsi dhe pllake zdrukthi. Po ngrohte ne dimer dhe freskllek ne behar eshte! Dhe jemi me shtepi dhe katandi! Kemi edhe nga nje bashteze te vogel prapa ku veme BBQ-ne dhe pjekim kernace e berxolla per miqte qe vijne e na urojne. Jane castet me te mira per te pritur lavdet per shtepine tende dhe per shtepite a tyre qe ta urojne. Ne, shqiptaret kemi nje nuhatje te cuditshme edhe per tregun e shtepive. Zgjedhim ne vendet me kyce e te preferuara! O do kemi akses te shpejte ne autostradat, o do jemi larg oqeanit a liqeneve meqe sjellin lageshti, ose do kemi rreth e rrotull vetem te bardhe! Hajvanet e kombeve te tjera marin shtepite e mbetura!
Edhe autori i letres se famshme, e prek problemin e Tapise pas paragrafit te gruas, ndonese me ndryshimin qe gruan e ka, por tapine ne proces:
"...Se shpejti do marre shtepine time. S'kam vendosur akoma ku duhet te ngulemi ne varesi nga punet tona dhe shkollat e vajzave. transporti eshte full time job dhe te merr shume kohe ne keto hapesira qe jane ketu. Se shpejti e vogla do vendosi ne cilin Universitet do shkojedhe do vendosim per zonen ku do ta blejme shtepine. Ne te vertete jemi duke menduar te blejme land dhe ta ndertojme vete sipas gustos tone dhe me pak shpenzime. Materialet nuk kushtojne shume, jane puna dhe licencat qe te rendojne. Ne ato i kemi te gjitha dhe eshte koha t'i perdorim per veten tone."
No comments:
Post a Comment