Ne menyre te cuditshme, llogaria e vjeter e FB, u bllokua si per te me ndeshkuar per fjalen e shkelur. Kisha shkruar qe do kthehesha me 2012 dhe e shkela per dy jave. Ridalja ne skene e Nanos me terboi dhe rifillova te shkruaja ne temen e Presidentes. Dy dite me vone, ne vend te hiqja dore serish per shkak te bllokimit te llogarise, me hyri krimbi i "me the te thashe, i tha i thane" e FB-se.
Shoqeria shqiptare vazhdon te me cudite me plogeshtine dhe fatalitetin e saj, me brockullat qe shkruhen ne shtyp, me sharjet qe bejne njerez te ndryshem anonime ne komentet e shtypit dhe me hipokrizite e FB.
Nje shoqeri 5-6 milionshe(po te futim ketu edhe emigrantet dhe nje pjese te kosovareve, qe interesohen per ceshtjet e Shqiperise) dhe sa e larmishme ne kuptimin e keq te kesaj fjale.
Ne FB gjen te pasqyruar nje pjese te mire te kesaj shoqerie. Njerezit, qe kujton se i njeh dhe kupton qe nuk i ke njohur mire, te panjohur kokemushka ne pozicionet e tyre politike, nacionaliste nga frika se mos i quajne tradhetare, kengetare qe kujtojne se me shume rendesi se zeri kane siset dhe te rinj, qe duke mos e njohur boten, mendojne qe ajo eshte thjesht nje organ stermadh seksual.
"E po eshte bote virtuale" e ka hazer xhevapin ndonje qe e njeh fill e per pe boten reale.
Po si eshte valle bota reale?
I lashe te pesedhjetat dhe nuk kam mundur ende te kuptoj, boten shqiptare, qe nuk eshte me shume se nje e mijta e te gjithes!
No comments:
Post a Comment